• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA ÇON 198 LEKË NAFTËN NË SHQIPËRI/ Do ngrihet Task-Forcë për ndalimin e abuzimit me çmimet dhe për marzhet e fitimit të kompanive
Home
Ekonomi

LUFTA ÇON 198 LEKË NAFTËN NË SHQIPËRI/ Do ngrihet Task-Forcë për ndalimin e abuzimit me çmimet dhe për marzhet e fitimit të kompanive

10 March, 2026 s.autor Breaking News, Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve.

Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare. Ditën e sotme çmimi i naftës në tregun shqiptar pësoi rritje duke u shtrenjtuar me 25 lekë që prej 4 marsit kur u bë rritja e parë e çmimit dhe nafta shitet me 198 lekë/litër.

Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas. Palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm.

LEXO EDHE:
Ibrahimaj: ‘Dritarja e Vetme Kombëtare’ do të revolucionarizojë mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti
Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa:

• ngritjen e një mekanizmi të përditshëm monitorimi të çmimeve të hidrokarbureve në tregun vendas;

• analizimin periodik të raportit mes çmimeve të bursës Platts, çmimeve të importit dhe çmimeve të shitjes në treg;

• koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e tregut dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të garantuar transparencë dhe stabilitet në treg;

• informimin periodik të publikut mbi zhvillimet e çmimeve dhe faktorët që ndikojnë në to.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë:

• rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, në tregtimin me shumicë dhe me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve;

• monitorimin e marzheve të fitimit në gjithë zinxhirin e tregtimit të hidrokarbureve, nga momenti i importit deri te shitja me pakicë, për të garantuar që çdo ndryshim çmimi të reflektojë zhvillimet reale të tregut ndërkombëtar;

• garantimin që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe gjithashtu karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.

Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë.

Autoritetet shtetërore do të vijojnë monitorimin e përditshëm të bursave ndërkombëtare dhe të tregut vendas, duke marrë masat e nevojshme në rast të devijimeve të pajustifikuara të çmimeve.

Institucionet mbeten të angazhuara për garantimin e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRONËT IRANIANË GODASIN EMIRATET E BASHKUARA ARABE/ Gjashtë viktima dhe të plagosur nga sulmet
Previous article RRËZOHEN VENDIMET E ILIR PRODËS/ Komisioni i Ankimimit zbut dënimet për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

s.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

VIDEOLAJM/ Protestuesi me thirrje të fortë: Dorëheqje! Nuk ikim nga sheshi pa u larguar Rama Aktualitet

VIDEOLAJM/ Protestuesi me thirrje të fortë: Dorëheqje! Nuk ikim nga sheshi pa u larguar Rama

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT