Një sulm masiv me 100 raketa dhe dronë nga Irani pritet të godasë territorin e Izraelit drejt objektivave ushtarake dhe qeveritare! Ky është skenari i 24 deri në 48 orët e ardhshme që sipas burimeve amerikane e pret vendin nën hijen e një kërcënimi iranian, për sulmin vdekjeprurës ajror izraelit ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask.
Vëzhguesit amerikanë kanë vënë në dukje se Irani po lëviz “asetet ushtarake” përpara një sulmi ndaj Izraelit. Burime të informuara e raportuan këtë për CNN. Ndër armët që vëzhguesit amerikanë kanë parë lëvizjen e Teheranit janë “dronët dhe raketat e lundrimit”, raporton transmetuesi amerikan.
Sakaq presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim të prerë ndaj Iranit të premten.