• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Luçiano e godet rëndë korrupsionin me… fantazi!
Home
Hapu Dhe

Luçiano e godet rëndë korrupsionin me… fantazi!

11 October, 2017 Redaktor1 Hapu Dhe

Deputeti i PD për Elbasanin, Luçiano Boçi rri rri por kur e godet qeverinë, e trondit nga themelet. Për tu dukur i zellshëm, ose ndoshta për shkak të ndonjë halli personal që ai siç thonë gojët e liga, i zgjidh gjithmonë “me armiqtë” e qeverisë, shpik ndonjë gjë si ky postimi i sotëm në facebookun e tij zyrtar, kur shkruan: “Ja si i bëhet presion punonjësve shëndetësorë për të plotësuar me zor numrin e personave që bëjnë check up-in. Kjo poshtë është sms-ja që i dërgohet atyre nëpërmjet drejtuesve të qendrave shëndetësore. Gjithçka vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove, në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare. Normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje.” Bukur deri këtu. Bravo Profesor Luçi. Por çfarë thotë mesazhi që ai ka postuar: “Me urdhër nga lart nëse nuk realizohet check up do të ketë penalizime sidomos për personelin e mesëm deri në pushim nga puna, klm.”. Kjo pjellë e fantazisë së Luçit, nuk ka as personin se kush e ka nisur mesazhin, as pozicionin zyrtar që ai mban, as institucionin që ai përfaqëson, as qytetin, as kush ështe ai që e ka dhënë urdhërin nga lart. Asgjë. E ç’rëndësi kanë të gjitha këto në fund të fundit! E rëndësishme është që Profesor Luçiano si anëtar edhe i komisionit Parlamentar të medias e di sesi funksionojnë gjërat në epokën e fake news-it. Ai njeh një reporter që punon në një portal që e boton këtë fantazi. Menjëherë dhe si lajm të bujshëm, madje. Të tjerat e marin siç është dhe e botojnë duke u shpërndarë si virusi gjithandej me shpejtësinë e dritës. Pak rëndësi ka e vërteta, parimi i dy burimeve të informimit, etj, etj. Më e rëndësishme se të gjitha këto është që Luçiano të mbarojë punët e veta, partisë ti thotë se sa shumë po e dëmton qeverinë  dhe në fund, të gjithë jetuan të lumtur. Jeta vazhdon…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama mbërrin në Itali
Previous article Mrekullia e gështenjave për kujdesin e fytyrës, flokëve dhe trupit

Redaktor1

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT