• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Luante me Khedira dhe Boateng, por u vra në luftë si ushtar i ISIS-it
Home
Futboll

Luante me Khedira dhe Boateng, por u vra në luftë si ushtar i ISIS-it

17 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

ani janë mbushur pesë vjet që nga fundi i trishtuar i kësaj historie, por rrjetet sociale e kanë kujtuar Burak Karan, perlën e futbollit gjerman, që përfundoi duke vdekur si ushtar i Shtetit Islamik (ISIS). Burak Karan u lind më 11 shtator 1987 në Wuppertal, një qytet i vendosur në Gjermaninë Veriperëndimore, midis Këlnit dhe Dortmundit. Dhe, që në moshë shumë të re, ai luajti në fushat e blerta. Karan shërbeu si mbrojtës në radhët e Bayer Leverkusen, por me punën e mirë hapi dyert e Gjermanisë U-16 dhe U-17, ku u takua me Sami Khedira, Kevin-Prince Boateng dhe Dennis Aogo. Megjithatë, gjithçka ndryshoi.

Ai luajti me Khedira dhe Boateng
Megjithëse karriera e tij ishte e destinuar për sukses, ndërsa ishte ndërkombëtar në kategori më të ulëta, Karan nënshkroi së pari me Hertha Berlin, pastaj kaloi te Hamburgu dhe më vonë tek Aachen, tre klube të njohura në Gjermani. Në moshën 19-vjeçare pësoi një dëmtim serioz të ligamentit, që e shkurtoi karrierën e tij. Dhe në atë kohë mori angazhimin vetjak për luftërat dhe ndjenjat e tij fetare në një radikalizëm, që e bëri atë të largohej nga futbolli vetëm 20 vjeç.

Burak Karan filloi duke shpenzuar paratë e veta duke blerë e dërguar ilaçe e ushqim në Siri, ndërsa përfundoi duke shkuar më tej, çka e shpjegoi vëllai i tij, Mustafa Karan, në një intervistë me gazetën “Bild”: “Burak më tha se paratë dhe karriera nuk ishin të rëndësishme. U habita nga transformimi njerëzor i tij, pasi filloi të shikonte videot në internet rreth zonave në luftë. Ai mendoi se ishte shumë e padrejtë se si njerëzit vdisnin, kështu që një ditë la gjithçka dhe u largua”.

La futbollin për “Luftën e Shenjtë”
Me vetëm 20 vite mbi supe, Burak Karan braktisi kontratën e tij me Aachen dhe shkoi, së bashku me gruan dhe dy fëmijët, në Afrikën e Veriut. Atje ishte pjesë e disa ushtrive xhihadiste, me të cilat u trajnua për armë dhe luftë, brenda grupeve radikale islamike, që bënin “Luftën e Shenjtë”. Fakti që ai ishte një nga premtimet e mëdha të futbollit gjerman përfundoi duke u hetuar nga policia e vendit të tij, për shkak të lidhjeve me Al Kaedën. Por, ishte tepër vonë për të. Në vitin 2013, Burak Karan luftoi në kufirin turk, veçanërisht në qytetin Azaz, kundër ushtrisë besnike të Al-Assad. Avioni bombardoi pozicionet e ISIS në qytet dhe në njërin prej tyre ishte Burak Karan, i cili u takua me vdekjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrasja e dy motrave në Zvicër/ Flasin familjarët: Ata kishin mardhënie të mira nuk ...
Previous article Napoli bën gjithçka për sulmuesin e Barcelonës, por nuk mungojnë alternativat

Q.Autor

Postime të ngjashme

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO) Futboll

UZUNI KAPET "MAT" NË "STRIP-in" E ÇMENDUR GREK/ Ja si reagoi ylli i Kombëtares (VIDEO)

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje Futboll

"ÇUNA, SI FIKET INSTAGRAMI?" Historia e pabesueshme e portierit që u zgjua me miliona ndjekës pas një ndeshjeje

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT