Nje fenomen i cuditshem,- ndoshta per pak vemendje me teper,- ndodh rrallekund e nuk eshte cudi, qe vetem ne hapesiren shqiptare. Ku pershembull nje moderatore si Luana Vjollca,- por jo vetem,- nuk komentohet pothuajse asnjehere ne mediat qofshin ato edhe serioze, per cilesine e asaj qe ajo sjell ne ekran, por vetem e vetem per format e saj fizike. Kulmi ka arritur sot kur pas emisionit te saj te fundit, nje gazete e madhe online shkruante: Luan Vjollca shperthyese, sfidon edhe Kim Kardashian. Se clidhje ka kjo, vetem ata qe sponsorizojne me sa duket rritjen e audiences dhe promovimin e emisionit te Luanes, mund ta kuptojne. Pa e ditur ndoshta dhe pa e kuptuar aspak, se menyra e zgjedhur e tyre, me shume sesa nje reklame, promo apo investim, ajo eshte dicka fyese per nje moderatore qe ka edhe vlera profesionale. Sepse pavaresisht rezervave qe mund te kesh per te, u bene shume vite qe ajo ben moderatoren dhe gazetaren televizive. Por, per to pothuajse askush nuk flet asnjehere, sikur Luana te ishte thjeshte nje kukull seksi dhe jo nje profesinoiste e ekranit.
Me poshte po ribotojme te plote, pa asnje ndryshim, shkrimin e plote ku Luana dhe Kim Kardashian rreken ti vene ne gare se kush e ka b… me te mire. A thua se ato jane velina per te shoqeruar videoklipin e nje kenge te Ciljetes me kete teme:
“Luana Vjollca asnjëherë nuk zhgënjen me daljet e saj në ekran.
Këtë herë në ‘Shiko kush luan’ ajo ka zgjedhur një veshje mjaft elegane e cila i nxjerr në pah më shumë se kurrë më parë format e saj bombastike.
Prezantuesja këtë herë ka zgjedhur një nga veshjet më moderne të kësaj pranverë-vere të propozuar gjerësisht nga stilistët, jumpsuit-i apo veshja e bashkuar me pantallona.
Me to ajo nxjerr në pah format e saj super Kardashiane.”,- perfundon shkrimi.


