Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka sulmuar kryeprokuroren Arta Marku, pas deklaratës së kësaj të fundit në lidhje me situatën tek Krimet e Rënda.
Në një status në facebook Vasili hedh akuza dhe thotë se Shqipëria ka kryeprokuroren më mjerane dhe më të kapur të 100 vjetëve te fundit.
“Deklarata e kryeprokurores antiligj thjesht nje diarre rilindase.
Arta Marku,qe s’ja mban fare qe te hetoje kryeministrin e paditur per audiopergjimin e Agron Xhafes dhe qe s’guxon te hetoje kriminelet, krimet e te cileve ii di gjithe populli shqiptar,perkundrazi heton,denon dhe debon me histeri paranojake prokuroret.
Shqiperia ka kryeprokuroren me mjerane dhe me te kapur te 100 vjeteve te fundit.
E gjunjezuar perpara kryeministrit deri ne poshterim, kryeprokurorja ka zgjedhur te rrezoje prokurorine ne preherin e krimit dhe te kryeministrit te kriminalizuar.
Edhe deklarata e saj ishte dhe mbetet nje diarre rilindase te cilen ja cuan gati,duke i lejuar kryeprokurores farse vetem ti vinte firmen pa e lexuar.
Kryeprokurorja u vete delegjitimua ndaj duhet dhe do te trajtohet si e tille.
Per kryeprokuroren e paditur kryeministri dhe kriminelet jane me te shtrenjte se gjithshka,por populli i gjithe eshte kunder saj dhe do te dije t’ja tregoje vendin.
Ne plehrat e Sharres ka nje vend edhe per te”- shkruan Vasili.