• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LSI dhe Monikës i leverdis rrëzimi i Ramës”, Duka për 27 Janarin: PD-ja dhe ne nuk e duam …
Home
Shqipëri

“LSI dhe Monikës i leverdis rrëzimi i Ramës”, Duka për 27 Janarin: PD-ja dhe ne nuk e duam …

25 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se baza e protestës së opozitës është situata e vështirë ekonomike në vend dhe zgjedhjet e kaluara parlamentare, të cilët sipas tyre u blenë.

“Mendoj se protesta do të jetë e përmasave të mëdha. Opozita do të mundohet të sjellë sa më shumë njerëz në protestë, jo të rretheve por ata që janë më afër Tiranës. Edhe njerëzit që janë pranë Partisë Agrare Ambientaliste kanë arsye për të protestuar, pasi problemet e bujqësisë dhe blegtorisë janë ende të pazgjidhura. Shumë banorë po detyrohen të braktisin fshatin për mungesë shprese dhe perspektive. Ka shumë arsye që i shtyjnë njerëzit që të protestojnë”, tha Duka.

Pasi është ndalur tek arsyet që i nxjerrin qytetarët shqiptarë në protestës, Duka ka komentuar edhe raportin PD-LSI.

Sipas tij, kjo marrëdhënie mes dy partive më të mëdha opozitare në vend, nuk është programore. Por, Agron Duka thotë se krerët e PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po bashkëpunojnë, për qëllimin e përbashkët të tyre, “rrëzimin e qeverisë Rama”.

“Në takimin me partitë opozitare u diskutua se cili do të ishte qëllimi i opozitës, dhe theksi u vu tek interesi i qytetarit. Ne theksuar se ishte më rëndësi që të kishte sa më shumë protestues, pa dallim politik. Padyshim qëllimi i partive opozitare është rrëzimi i qeverisë së Ramës. Nuk është se ne nuk e duam ndihmën e LSI apo të bashkërendojmë qëndrimet që të arrijmë atë që synojmë me protestën.

Raporti PD-LSI nuk është një marrëdhënie programore. LSI është një parti që vjen nga e majta, por duke qenë se kanë po një qëllim, rrëzimin e qeverisë Rama, i leverdis të dyve që të jenë bashkë dhe të bashkëpunojnë edhe me partitë e vogla, apo edhe me anëtarë të shoqërisë civile për të arritur atë që dëshirojnë. Pra nuk mendoj se bëhet fjalë për një rokadë, por për rrëzimin e qeverisë Rama”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBRAPA PERDES"/ Emri që po QARKULLON se do të jetë në krye të Policisë së Shtetit. Ajo është ...
Previous article Xhensila Pere zbulon shifrën që do për të xhiruar një film PORNO!

g.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT