• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lotaria amerikane/ Avokati sqaron procedurat: Ambasada s’nxjerr lista, si të veproni pasi të shikoni rezultatin
Home
Sociale

Lotaria amerikane/ Avokati sqaron procedurat: Ambasada s’nxjerr lista, si të veproni pasi të shikoni rezultatin

25 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rreth datës 15 Maj, informacioni lidhur me statusin e aplikimeve për llotarisë amerikane (Diversity visa E-DV)  në web, është rinovuar me qëllim për të informuar  aplikuesit nëse  janë përzgjedhur ose jo.

Për të parë statusin, ju duhet të fusni numrin tuaj konfirmues që përftuat kur dorëzuat në internet aplikimin për llotarinë. Nëse jeni zgjedhur,(selected) atëhere kaloni në faqen e konfirmuese ku do të gjeni udhëzime të reja përfshirë këtu edhe tarifat që lidhen me emigrimin në SHBA. Departamenti i shtetit nuk u dërgon me postë, apo njofton të zgjedhurit (selectees) me e-mail. Ambasada amerikane ose konsulata nuk do të shpallë përmes ndonjë liste emrat e atyre që janë zgjedhur.

Individët që nuk janë zgjedhur do të njoftohen gjithashtu vetëm përmes Entrant status Check.

Aplikanti kryesor dhe të gjithë anëtarët e familjes që aplikojnë për vizë në programin DV-2019, duhet të plotësojnë Formularin DS-260. Ju duhet të fusni numrin tuaj në formularin DS-260 në internet për të aksesuar informacionin për veten dhe familjen që keni përfshirë në aplikimin për llotari. Në faqen Sign and Submit , të DS-260, do t’ju duhet të futni përsëri numrin e rastit tuaj  të DV, pa zerot. Pas dorëzimit të Formularit DS-260 në internet, printoni faqen e konfirmimit. Ju duhet ta sillni këtë faqe në intervistën për vizë. Pasi  jeni njoftuar për datën e intervistës do të ndiqni paraprakisht këto hapa të rëndësishme:

-Shqyrtoni me kujdes informacionin tuaj në Entrant status Check në web e E-DV, duke shënuar datën, kohën dhe vendndodhjen e intervistës për vizën tuaj të emigrantit. Udhëzimet për Ambasadën e SHBA në Tiranë, mund të gjenden në  këtë adrese nternetihttps://travel.state.gov/content/dam/visas/iv-dv-supplemental/TIA_Tirana.pdf

Nëse keni pyetje në lidhje me informacionin specifik të vendit të përfshirë këtu, ju lutemi kontaktoni ambasadën ose konsullatën ku do të aplikoni për vizën tuaj. Ju (dhe secili anëtar i familjes që aplikon për vizësebashku me ju) duhet të caktojë një takim medikal me një mjek të autorizuar në vendin ku do të intervistoheni. Ju duhet të plotësoni ekzaminimin tuaj mjekësor, së bashku me çdo vaksinim të kërkuar, përpara datës së caktuar për intervistën për vizën. Të gjithë aplikantët për vizë emigranti, pavarësisht moshës, duhet të kenë bërë  kontrollin mjekësor para datës së intervistës. Vetëm një mjek i akredituar nga Ambasada e SHBA mund ta kryejë këtë testim. Është përgjegjësia juaj të dorëzoni formularin e testimit mjekësor online saktësisht tre (3) javë para datës së intervistës . Theksojmë që testimi mjekësor sëbashku me vaksinimet e kërkuara duhen bërë nga mjekët e autorizuar nga ambasada amerikane. Rezultatet e testeve mjekësore nga mjekët e tjerë, nuk do të pranohen.

  • Merrni një kartë personale të vaksinimit nga Drejtoria juaj Rajonale e Shëndetit Publik për vete dhe për të gjithë anëtarët e familjes që aplikojnë për vizë.
  • Shkoni në faqen e internetit të mjekëve të aprovuar në http://uspanel-physician-al.com/ dhe lexoni informacionin se si të përgatisni dokumentat e kërkuara për takimin tuaj mjekësor.
  • Tre javë përpara datës së intervistës çdo aplikant për vizë, pavarësisht  nga mosha, duhet të plotësojë dhe të dorëzojë formularin e aplikimit mjekësor që gjendet në internet në adresën http://uspanel-physician-al.com/ nën “Aplikoni tani”.
  • Skanoni kartelën tuaj të vaksinimit dhe bashkëngjiteni me formularin tuaj të aplikimit mjekësor. Ruajeni skedarin me emrin e aplikantit (psh: agim_toska.pdf). Kjo është pika e fundit e kërkuar në formularin e aplikimit mjekësor.
  • Pasi të paraqisni formularin që thamë, brenda tri (3) ditëve pune, përmes e-mailit ju do të merrni njoftimin për takimin me mjekun. Për siguri kontrolloni edhe në Spam,se mos e gjeni email-in aty. Nëse nuk i keni dhënë të gjitha informacionet e kërkuara, do të merrni një e-mail me ato  pika që nuk i keni plotësuar.

Çdo aplikant i DV duhet të sjellë dy (2) fotografi identike në intervistë. Ju lutemi shqyrtoni informacionin e detajuar rreth kërkesave të fotografive për të siguruar që fotot tuaja të jenë të pranueshme.

Çdo aplikant duhet të paraqesë si më poshtë:

  • Informacionin për takimin i printuar prej Entrant Status Check në E-DV website.
  • Faqja konfirmimi DS-260. Këtë mund ta printoni nga Qendra e Aplikimit Elektronik Konsullor në çdo kohë pas përfundimit të aplikimit DS-260.
  •  Pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas datës së parashikuar për hyrjen në SHBA për ju dhe çdo anëtar të familjes që aplikon për vizë.
  • Çertifikata juaj origjinale e lindjes dhe për çdo aplikant për vizë. Ajo duhet të thotë“Certifikata e lindjes”, jo “Certifikatë personale (i thoni nëpunësit të gjendjes civile që ju nevojitet një certifikatë lindjeje për përdorim jashtë vendit, i cili përkthehet në gjashtë gjuhë dhe lexon “Çertifikata e Lindjes” dhe është e vetmja që pranohet me qëllim vize emigrimi). Aplikantët që nuk kanë lindur në Shqipëri duhet të marrin një certifikatë lindje të përkthyer dhe të noterizuar nga vendi ku kanë lindur dhe një çertifikatë lindjeje shqiptare.

Secili aplikant pa marrë parasysh moshën, duhet të paraqesë dokumentat në ambasadë dy (2) javë para intervistës për vizë, veç nëse është njoftuar ndryshe.

I dërgoni dokumentet tuaja nëpërmjet korrierit të drejtpërdrejtë në Seksionin Konsullor, Ambasada Amerikane në Tiranë. Dërgoni dokumentat tuaja nëpërmjet korrierit të drejtpërdrejtë në Seksionin Konsullor, veç nëse intervista juaj  është në pak se për 10 ditë. Në atë rast, sillni të gjitha këto dokumente në intervistën tuaj. Çdo dokument që nuk është në gjuhën angleze ose shqipe duhet të shoqërohet nga një përkthim i noterizuar.

Illyria

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Don Balon – Bale negocion fshehtazi me Interin! Gazeta spanjolle: “Se bashku me Icardin…”
Previous article Tottenham i kërkon Unitedin Luke Shawin plus 45 milionë euro për Rose

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT