• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Me lot në sy babai kërkon ndihmë për vajzën e paralizuar, 6 muaj sorollatje për paketën higjeno-sanitare
Home
Histori Njerëzore

Me lot në sy babai kërkon ndihmë për vajzën e paralizuar, 6 muaj sorollatje për paketën higjeno-sanitare

26 January, 2018 k.autor Histori Njerëzore

Hasan Guri, një banor i Yzberishtit, denoncon në emisionin “Stop” se ka vajzën të sëmurë me sindromën down dhe paraplegji inferiore.
Ajo trajtohet me KEMP dhe duhet të përfitojë 100 mijë lekë të vjetra, aq edhe për kujdestarinë dhe paketën higjeno-sanitare. Por për këtë të fundit, shërbimi social e sorollat prej 6 muajsh. Gazetarja e emisionit i drejtohet KMCAP-it epror, shërbimit social dhe zgjidh problemin e zotërisë dhe vajzës së tij të paralizuar.

Veç kësaj, emisioni “Stop” në bashkëpunim me nxënësit e nje kolegji privat i sigurojnë Hasan Gurit për 6 muaj paketën e nevojshme higjeno-sanitare.

“Kam një fëmijë shumë të sëmurë. Vajza ime është 28 vjeç dhe vuan nga sindroma down. Nuk ngrihet fare në këmbë e as nuk flet, është edhe me diabet.

Vajza trajtohet me KEMP dhe merr 200 mijë lekë, 100 mijë lekë merr kujdestari dhe 100 mijë lekë vajza. Komisioni më ka sorrollatur dhe nuk më ka dhënë paketën higjeno-sanitare. Vetëm pampersat shkojnë 80 mijë lekë.

Më datë 15.06.2017, doktor Altin Kuqo, me gjithë shokët, ka dhënë këtë shkresë. E dorëzova te shërbimi social dhe ai më tha do ta kërkosh te komisioni i Qemal Stafës, ata më sorrollatën këto 6 muaj dhe pastaj më thanë që e ka në dorë po ai person që më largoi, dokor Besimi”, shprehet Hasan Guri i përlotur.

Ai tha se edhe pse kanë kaluar plot 6 muaj, ende nuk ka marrë përgjigje nga institucionet përkatëse për të përfituar paketën higjeno-sanitare që i nevojitet të bijës.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua KMCAP për të pyetur kryetarin e komisionit, doktor Beimin, përse nuk e ka ekzekutuar ende vendimin, por ai nuk gjendej në zyrë..
Mjeku – Më duket se ka ikur në Kavajë sot, sepse është në Komisionin e Kavajës.
Qytetari – Doktor Besimi? Si ka mundësi?
Mjeku – Është në Kavajë sot. Ka Komision.
Gazetarja – Kam një rast të Viola Gurit…
Mjeku – Po!
Gazetarja- Eshtë me sindromën down, përveç kësaj është edhe e paralizuar…
Mjeku – Po!
Gazetarja – Merr 200 mijë lekë (të vjetra) KEMP, 100 mijë lekë të (vjetra) e përfiton Viola, 100 mijë lekë (të vjetra) kujdestaria, nëna. Tani….
Mjeku – Po!
Gazetarja – I duhet edhe ajo paketa higjeno-sanitare.
Mjeku – Në bazë të legjislacionit që është tani, paketën higjeno-sanitare e fitojnë kontigjenti që fiton statusin e invalidit paraplegjik- tetraplegjik.

Doktor Besimi është, që del në shkallën e parë.

Gazetarja– Ehë..

Mjeku- Dhe tek Kempi Epror është doktoreshë Jona, është tek Shërbimi Social Shtetëror.
Gazetarja shkoi tek shërbimi social për të komunikuar me doktoreshën që iu komunikua te KMCAP, por u gjend përpara të njëjtës përgjigje, kërkesën për shkresë zyrtare. Ndaj emisioni “Stop” i dërgoi shkresë zyrtare Shërbimit Social Shtetëror, duke pritur një përgjigje se përse nuk është ekzekutuar pas 6 muajsh vendimi për paketën higjeno-sanitare, që i nevojitet Viola Gurit.

Deri atëherë, emisioni “Stop” në bashkëpunim me nxënësit e kolegjit , mundën t’i sigurojnë Violës paketën higjeno-sanitare për 6 muaj, si dhe disa ushqime.
Gazetarja mundi të komunikojë me kryetarin e komisionit, Besim Muratin, i cili tha se është në dijeni të çështjes dhe se i është kërkuar që të paraqitet për t’u vlerësuar, por i ati i saj, Hasani nuk ka pranuar. Ndërsa ky i fundit e mohon këtë gjë, duke thënë: “Nuk është e vërtetë. Kam shkuar disa herë te doktor Besimi për ta nxjerrë në komision!”

Mjeku i KMCAP shtoi: ”Ligji thotë që i sëmuri sillet para komisionit, por nëqoftëse nuk ka mundësi, ligji parashikon për rastet e rënduara, shihet ose në shtëpi ose në spital, dy javë nga momenti i lajmërimit të prindit”. Hasani vijoi të mohojë pretendimet e mjekut, pasi ai ka qenë i interesuar që e bija të hyjë në komision për të vlerësuar gjendjen e saj shëndetësore.

 

Kryetari i komisionit u shpreh se familja Guri mund të ridorëzojë dokumentat që Viola të dalë në komision dhe se brenda një jave kjo çështje do të jetë zgjidhur./ tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Oriola Marashi është vërtet seksi, por nuk keni parë ende motrën e saj (FOTO)
Previous article Kot u ka dalë nami i keq "njerkave". Këto që njohim ne janë më të mirat (FOTO)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT