• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lot dhe ndarje e tmerrshme në aeroport: Nëna e 3 fëmijëve dëbohet pas 30 vitesh nga SHBA
Home
Botë

Lot dhe ndarje e tmerrshme në aeroport: Nëna e 3 fëmijëve dëbohet pas 30 vitesh nga SHBA

11 November, 2017 F.autor Botë

Pas 30 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksa, në Sterling Heights, Zahrija Purovic u depërtua dje për në Malin e Zi.

50-vjeçarja nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin gjatë qëndrimit të saj në SHBA, nuk ka asnjë të kaluar kriminale dhe kishte shpresa te një mocion për anulimin e depërtimit që kishte paraqitur në Gjykatën Federale.

Mirëpo, oficerët e emigracionit e kanë detyruar të paketojë gjërat dhe të blejë një biletë kthimi, si dhe i dhanë një datë paraqitjeje në Aeroportin Detroit Metro.

Dy agjentë të ICE-s po e prisnin kur mbërriti bashkë me miq e familjarë dhe i komunikuan se nuk kishte të drejtë qëndrimi dhe e përcollën në avionin e kthimit, shkruan 27.al.

Gjatë ndarjes emocionale, një shoqja e saj e ngushtë që prej 16 vjetësh humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dysheme. Kur e rimori veten u përpoq ta takonte edhe njëherë shoqen e saj por agjentët e ICE-s nuk ia lejuan një lamtumirë të fundit.

Avokatja e saj e quajti depërtimin të pakuptimtë dhe shtoi se Zahrija nuk kishte ndonjë lidhje të fortë në Malin e Zi dhe nuk kishte shkuar ndonjëherë aty që kur ishte 19 vjeç.

Një zëdhënës i Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) refuzoi që të komentojë për rastin e saj.

Nuk dihet se pse nuk ia kanë dhënë azilin shumë vite më parë se arkivi i gjykatës është i dëmtuar shpjegoi avokatja Carrie Pastor.
“Çështja e saj nuk është mbyllur ende në Gjykatën e Apelit për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë ndonjë vendim. Dhe po e dërgojnë në një vend ku nuk ka qenë për 30 vjet. ICE refuzon të presë gjykatën apo as që të presë për operacionin kirurgjik që ka në kalendar”.
Zahrija vuan nga skoliozis dhe ka një takim me kirurgun në 13 nënor pasi mjekimi dhe terapia fizike nuk kishin dhënë rezultat.

Në Malin e Zi, thotë ajo nuk do të ketë asnjë shans shërimi. “Askush nuk kujdeset për të moshuarit në Malin e Zi”, thotë Zahrija.
Shanset e saj për të qëndruar në SHBA u rrëzuan se pari në 2001, kur ajo dhe bashkëshorti i thanë dy gjëra të ndryshme gjykatësit të emigracionit.
“Babai tha se ishin martuar me mamin përpara se të vinin këtu”, thotë djali i tyre Arian Purovic, 27 vjeç.

Mirëpo Zahrija i kishte thënë gjykatësit se ishin njohur përmes fotosh dhe telefonatash pasi ajo kishte ardhur në SHBA.
“Kur po ia shpjegonte gjykatësit, ai ia preu. “Të dy ju po më gënjeni dhe që të dy do të depërtoheni për këtë. Arsyeja pse ajo qëndroi gjithsesi ishte nevoja për të rritur tre fëmijët që kishte këtu”, thotë Ariani.
Agjentët e ICE-s në aeroport thanë se asaj do t’i ndalohej të hynte në SHBA për 10 vjet, por shtuan se familja mund të aplikojë për një lehtësim të dënimit që të mund të kthehet për t’i vizituar më herët.

Mirëpo kjo lloj kërkese mund të zgjasë më shumë se një vit në proces. Familja është e shokuar nga vendimi.
Djali më i vogël, Elvir Purovic, 23 vjeç, tha se ishte mbajtur pas një shprese të fundit se do ta lejonin të qëndronte në vend.
“Është e dhimbshme”, thotë ai. “Trajtohen emigrantët e paligjshëm si kriminelë. Ajo është thjesht një numër për të. Është për të ardhur keq. Nuk di çfarë të bëj, po nuk është e drejtë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GENTIAN GABA: Është krimi, o budalla!
Previous article VIDEO/ Rruga 40 vite e pa rregulluar, Rama ka një lajm të mirë

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT