Situata të tilla i gjen vetëm në Shqipëri.
Në dalje të Tiranës, sapo futesh në autostradën Tiranë-Durrës krijohet thuajse çdo ditë një kaos si pasojë e trafikut të makinave.
Dhe e gjeni dot kush e shkakton këtë? Lopët! Po, po. Një tufë lopësh në mes të rrugës bëjnë që lëvizja e mjeteve të bllokohet e shoferët të humbasin durimin nga pritja e gjatë.
Një prej tyre dërgon pamjet në newsbomb.al dhe thotë se lopët jo thjesht janë shkaktare të trafikut por janë bërë edhe burim aksidentesh ndërsa policia nuk merr asnjë masë.
Ndiqni pamjet video:


