• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Londër/ 8 shqiptarë dënohen me 44 vite burg për trafik kokaine (Emrat)
Home
Aktualitet
Kronikë

Londër/ 8 shqiptarë dënohen me 44 vite burg për trafik kokaine (Emrat)

5 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Tëtë shtetas shqiptarë, pjesë e një grupi të organizuar kriminal të përfshirë të trafik kokaine, janë dënuar me 44 vite burg në total nga një gjykatë britanike.

Ky grup, që vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, udhëhiqej nga shtetasi Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë, të cilët përmes makinave të modifikuara transportonin drogën.

I gjithë grupi u vu nën survejim për dy muaj nga oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar, NCA. Katër prej korrierëvë të Zefit u kapën më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford.

Kokaina iu kap shtetasve Admir Simeqi, Gjergji Marku, Admir Bici dhe Ramadan Doçi. Droga e sekuestruar kapte vlerën e 720.000 stërlinave.

Pak pas arrestimit të katër korrierëve do të prangosej edhe lideri i këtij grupi kriminal, Lulzim Zefi, së bashku me Valon Bajgorën dhe Valentin Malocajn, në një restorant në lagjen West Hampsted.

Kamel Safieddine, pjesë e grupit do të arrestohej pasi Zefi dhe Bajgora i dorëzuan 153.000 stërlina. Këtij grupi iu sekuestruan edhe 110.000 stërlina gjatë një kontrolli në një nga banesat e përdorura prej tyre.

Gjithashtu u kap edhe korrieri i parave, një shofer maqedonas i cili i fshihte paratë në gomën e kamionit. Atij iu kapën 212,000 euro, në të cilët u gjetën shenja të gishtërinjve të Valon Bajgorës.

Ky grup kriminal mori këto dënime:

Lulëzim Zefi, 12 vite burg;

Valentin Malocaj, 8 vite burg;

Valon Bajgora, 8 vite burg;

Gjergji Marku, 6 vite burg;

Ramadan Doçi, 6 vite burg;

Admir Simeqi, 6 vite burg;

Admir Bici, 2 vite e 8 muaj burg;

Kamel Safieddine, 2 vite e 8 muaj burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vjosa kthehet në shtrat, akset kryesore të hapura. Emergjencat Civile paraqesin situatën e deritanishme
Previous article Kryebashkiaku i Vlorës: Sa ditë afat kanë banorët për të deklaruar dëmet nga përmbytjet

k.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT