• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LOKALI NË DIVJAKË “FOLE” E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri
Home
Aktualitet
Kronikë

LOKALI NË DIVJAKË “FOLE” E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

26 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Divjakës ka finalizuar operacionin e koduar “Game Over”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në fshatin Karavasta e Re. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, u zbulua një ambient i përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterëve dhe telefonave celularë.

Në flagrancë u arrestua pronari i lokalit, shtetasi A. Ç., 52 vjeç, i cili dyshohet se organizonte aktivitetin e paligjshëm. Gjithashtu, u vu në pranga edhe E. Ç., 35 vjeç, kamarier në lokal, pasi gjatë kontrollit të telefonit të tij u konstatuan faqe të ngjashme me ato të basteve sportive.

Nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari ishte gjithashtu i punësuar në mënyrë të paligjshme, pa qenë i regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 5 njësi kompjuterike, 1 DVR, 1 laptop dhe 5 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit
Previous article PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

s.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025 Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË MIJËRA HEKTARË/ Zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT