• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LOJËRAT E FATIT/ Biznesi më FITIMPRURËS në vend
Home
Ekonomi

LOJËRAT E FATIT/ Biznesi më FITIMPRURËS në vend

11 December, 2018 Isa.Autor Ekonomi

E vetmja gjë që arriti aksioni “Fundi i Marrëzisë” i pak viteve më parë ishte t’i shtonte më shumë fatin këtij biznesi.

Ka një arsye pse pikat e basteve dhe kazinove gjenden tashmë në çdo cep të vendit. Ato po rezultojnë, prej të paktën tre vitesh, si aktiviteti më fitimprurës në vend, me norma fitimi që arrijnë deri në 70%.

Në renditjen e 100 më të mëdhenjve ka 5 subjekte nga kategoria e kazinove dhe lojërave të fatit, nga 14 subjekte gjithsej të licencuara për këto aktivitete. Fitimet e këtyre 5 operatorëve në total ishin 3.7 miliardë lekë (27 milionë euro), apo sa një e treta e të ardhurave të raportuara. Normat e fitimit janë rritur dukshëm në 2017-n, në raport me një vit më parë.

APEX renditet në dhjetëshe për të dytin vit radhazi(1.7 miliardë lekë fitime), ndërsa ka një normë fitimi prej 70%, nga 51% vitin e mëparshëm.

Astra Albania raportoi fitime prej 621 milionë lekësh, me një normë prej 30% (nga 27% vitin e kaluar).

VLT Albania raportoi 500 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 45% (42% vitin e kaluar).

Fitimet e Regency International Casino Tirana u dyfishuan në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 32%.

Normë më të ulët raportoi Adriatik Game, me 17%, teksa fitimet në vlerë absolute arritën në 434 milionë lekë.

Top Start raporton fitime minimale.

ITSGA, ndonëse po i rrit të ardhurat me shpejtësi, duke arritur në 1.4 miliardë lekë në 2017-n, vijon të raportojë aktivitet me humbje.

Pas një shtyrjeje prej dy vitesh, në janar 2019 do të hyjë në fuqi ligji që detyron zhvendosjen e kazinove jashtë qyteteve.

Bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro në 2017-n, me rritje vjetore 9.3%. Biznesi më i madh është te kazinotë, që raportuan 10 miliardë lekë të ardhura (60% e totalit).

Megjithatë, rritja e aktivitetit të kazinove ishte minimale në 2017-n, ndryshe nga kompanitë e basteve sportive, që panë zgjerim të të ardhurave me 20%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MISS UNIVERSE 2018"/ Trejsi Sejdini më e pëlqyera në Internet (FOTO)
Previous article "JAM MBRETI I KËSAJ GJENERATE"/ Ndjekësit "masakrojnë" keq këngëtarin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT