• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LOJA DREJT VDEKJES/ 13-vjeçari vrau veten pas sfidës në “Tik Tok”, babai rrëfen tragjedinë
Home
Aktualitet
Kronikë

LOJA DREJT VDEKJES/ 13-vjeçari vrau veten pas sfidës në “Tik Tok”, babai rrëfen tragjedinë

28 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Teknologjia është bërë tashmë e kudondodhur, dhe gjendet rëndom në duart e fëmijëve. Shumë prindër janë të kënaqur që fëmija harrohet pas celularit apo tablet-it ndërsa shumë të tjerë as nuk kuptojnë e as nuk kanë kontroll mbi lundrimin e fëmijëve në internet.

Mirëpo teknologjia sjell edhe rreziqe, kur përdoret nga njerëz me qëllime malinje, që nga ngacmimi, ideologjitë ekstremiste apo lojërat e rrezikshme për jetën të ngjashme me balenën blu.

Në një rrëfim për abcnews, babai i një 13-vjeçari nga Lushnja i cili i dha fund jetës gjatë një sfide në mediat sociale, tregon momentet e fundit me të birin.

“Ime shoqe priste në shtëpi. Në atë kohë ajo kishte menduar këtë dhe kishte shkuar shtëpisë nga mbrapa, futur nga dritarja dhe…” tha babai i Ajet Sulovarit, Fitim Sulovari nga Golemi i Lushnjes.

Ky është rrëfimi i një babai që fëmija i tij u gjet i pajetë, në shtëpinë e tij. Ai ishte vetëm 13-vjeç dhe donte të luante por kishte zgjedhur lojën e gabuar. Fitim Sulovari ka treguar se si u përfshi djali i tij në këtë lojë vrastare në rrjetet sociale.

“Shumë fëmijë punëtor. Luante shumë në internet. “Balen Blu” e kishte parë disa here dhe mua më pati thenë, nuk e luante atë lojë. Më shumë luante “Garena Free Fire”. E kisha parë edhe herë të tjera me atë fijen, me atë litarin në qafë dhe lozte nëpër oborr. I pata bëritur çfarë do bësh me atë, do varësh veten.”tha ai.
Babai shprehet se ai është i bindur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Pasi mbaruan punën në arë, u kthyen në shtëpi por derën nuk jua hapi askush.

“Gruaja kishte menduar dhe ishte futur nga dritarja. Pastaj.. kur ne e gjetëm në gjunjë pas derës kryesore.” tha ai.

Rrëfimi i dytë është nga një adoleshente nga Gjirokastra, e cila arriti të shpëtojë të ardhmen e saj falë sinqeritetit që vendosi të ketë me familjen e saj dhe falë mbështetjes që mori nga ata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ZBULON nipi i Ismail Qemalit: Kalaja e Kaninës pronë e familjes Vlora
Previous article 110-VJETORI I PAVARËSISË/ Shqiptarët e Kosovës dhe RMV nisen drejt Tiranës për festë: Urojmë të vijë dita të bashkohemi

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT