• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LODRA QË PO “ÇMËND” BOTËN/ Firma e kukullës Labubu pret të ketë një rritje të fitimit me 350%
Home
Jetë

LODRA QË PO “ÇMËND” BOTËN/ Firma e kukullës Labubu pret të ketë një rritje të fitimit me 350%

16 July, 2025 s.autor Jetë

Pop Mart, firma kineze e lodrave që qëndron pas lodrave jashtëzakonisht popullore Labubu, ka thënë se fitimet e saj pritet të rriten ndjeshëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Kompania me seli në Pekin tha se pret që fitimet për këtë periudhë të rriten me të paktën 350%, ndërsa të ardhurat janë më shumë se trefishuar.

Pop Mart, e cila ka një vlerë në bursë prej më shumë se 40 miliardë dollarë, tha gjithashtu se fitimi është rritur falë njohjes më të madhe të markës në nivel global dhe kontrollit të kostove.

Koleksionuesit janë bërë të fiksuar pas lodrave virale Labubu, krijesa imagjinare që duken si elfa me dhëmbë të mëdhenj, të cilat janë shitur me shpejtësi dhe kanë shkaktuar radhë të gjata në dyqane në mbarë botën.

  • Kukullat Labubu edhe si ëmbëlsirë

Pop Mart është më e njohur për shitjen e lodrave në një lloj paketimi që fsheh përmbajtjen derisa të hapet. Kjo taktikë marketingu është kritikuar se po inkurajon sjellje të ngjashme me lojërat e fatit dhe blerjet kompulsive.

E lançuar në vitin 2019, lodrat Labubu kanë ndihmuar kompaninë të bëhet një shitës i madh me pakicë, duke operuar më shumë se 2 mijë makina shitëse dhe dyqane në mbarë botën.

Pop Mart nisi të shiste aksionet e saj në Bursën e Hong Kongut në vitin 2020. Vlera e saj në tregun e aksioneve është rritur me gati 600% gjatë vitit të fundit.

Siç shkruan BBC, shitjet jashtë Kinës kontinentale përbënin gati 40% të të ardhurave totale të saj në vitin 2024. Shumë dyqane në mbarë botën u detyruan të ndalonin përkohësisht shitjen e lodrave Labubu për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme.

Labubu ka njohur sukses të madh, veçanërisht në SHBA, falë promovimeve nga të famshëm si Kim Kardashian dhe Lisa nga grupi Blackpink.

Bashkëpunimet e Pop Mart me emra të mëdhenj si Coca-Cola dhe One Piece gjithashtu e kanë rritur dukshëm profilin e Labubu në botë.

Në qershor, shitjet e Labubu në SHBA u rritën me 5 mijë % krahasuar me një vit më parë, sipas vlerësimeve nga firma e kërkimeve financiare M Science.

“Nuk kam parë asgjë të ngjashme nga kompani të tjera lodrash,” tha për BBC-në analisti Vinci Zhang. Ai shtoi se kompania ka potencial të madh në SHBA, ku operon rreth 40 dyqane, në krahasim me rreth 400 që ka në Kinë.

Furia për të blerë ka krijuar një treg të lulëzuar rishitjesh, ku lodrat, të cilat fillimisht shiten për rreth 10 dollarë, mund të arrijnë çmime prej qindra dollarësh.

Në qershor, një Labubu në përmasë njerëzore u shit për 150 mijë dollarë në një ankand në Pekin. Popullariteti i Labubu ka nxitur gjithashtu një rritje të falsifikimeve, shpesh të njohura si lodrat Lafufu.

Autoritetet kineze sekuestruan më shumë se 46 mijë lodra të rreme Labubu në qershor, ndërsa po përpiqen të luftojnë tregun e zi në rritje për këto lodra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY TRILIONË EURO/ Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034: Për një epokë të re që përputhet me ambicien e Evropës
Previous article IZRAELI SULMON DAMASKUN NË SIRI/ Bombardon Pallatin Presidencial dhe ministrinë e Mbrojtjes

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT