• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A loboi PD në SHBA? Vasili: Kushdo që shkel ligjin të dënohet por të zbardhim çfarë ndodhi me kokainën
Home
Shqipëri

A loboi PD në SHBA? Vasili: Kushdo që shkel ligjin të dënohet por të zbardhim çfarë ndodhi me kokainën

10 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një komunikim me gazetarët kërkoi zbardhjen e çështjes për kapjen e 613 kg kokainë pak ditë më parë në Maminas të Durrësit. Ai theksoi se operacioni në fjalë do të marrë përgjigjen deri në fund. Vasili foli edhe për çështjen e lobimit të PD-së dhe një protestë të mundshme.

Mes të tjerash ai kërkoi sqarimin se pse kryeministri Edi Rama dhe ministrit i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndajnë qëndrime të ndryshme për operacionin e kapjes se kokainës.

“Çështja e kokainës duhet të marrë hetimin e nevojshëm. Brenda ditës tjetër thotë kryeministri dhe tjetër thotë Xhafaj.”, tha Vasili.

Në lidhje me çështjen e lobimit të PD-së, Vasili deklaroi se nuk e ka ndjekur fare dhe se është përqendruar e gjithë puna tek zbardhja e së vërtetës për 613 kg kokainë.

“Se kam ndjekur fare këtë çështje, jam këtu para jush sepse kam mbi dy javë por jo vetëm, sigurisht me një staf të kualifikuar, ekspertë të sigurisë e drejtësisë që po ndjekim hapat që po ndërmerren lidhur me tendencën për ta mbuluar, për kthyer në një ngjarje të zakonshme kapjen e 613 kg kokainë. Pa zbardhur këtë çështje, nuk më intereson asnjë çështje tjetër. Për gjithë çështjet e tjera, kushdo që ka probleme të shkojë në prokurorinë shqiptare. Kushdo që shkel ligjin të dënohet nga i pari tek i fundit. S’kam asnjë lloj ndjeshmërie, por t’i japim përgjigje patjetër kësaj gjëje. Në qoftë se kryeministri shqiptar që është fjalaman i deklaruar, i cili komenton edhe po ngordhi një mace në një fshat të Shqipërisë, nuk flet për 613 kg kokainë, nuk flet për administratën publike, e cila po shkatërrohet para syve të tij edhe me bekimin e tij, e nuk flet për koncesionet kur të tjerët i thonë ndal se po na rrënon ekonominë, të tjerat janë fjalë boshe”, deklaroi Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së foli edhe për një marrëveshje parazgjedhore me PD-në, por tha se e gjithë vëmendja është përqendruar tek zbardhja e trafikut të 613 kg kokainë.
“Tani për momentin po bashkëpunojmë me PD-në, të zbardhim një për një çfarë është bërë më 613 kg kokainë, kjo është përpara gjithë gjërave të tjera. Të tjerat janë…”, tha Vasili.

Në lidhje me ndonjë protestë të mundshme të opozitës, Vasili deklaroi se do konsumojmë të gjithë instrumentet politikë. “Protesta është një veprim i zakonshëm jo i jashtëzakonshëm për një opozitë. Por një opozitë që bën vetëm protesta dhe nuk i hyn në mënyrë kapilare zbërthimit të mekanizmit kriminal që fsheh këtë gjë ajo nuk e ka bërë detyrën e saj”, theksoi Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zvendësim i detyruar për, Realin e Madridit/ Dëmtohet Raphael Varane
Previous article Trembet Juventus, Dybala drejt PSG-së

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt Politikë

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT