• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI RUS NË PD/ Ristani: Veprime personale të Bashës, unë s’kam firmosur…
Home
Politikë

LOBIMI RUS NË PD/ Ristani: Veprime personale të Bashës, unë s’kam firmosur…

14 September, 2022 F.autor Politikë

Arben Ristani, ish-sekretari i përgjithshëm i PD ka folur lidhur me çështjen e lobimit rus për PD.

Në emisionin “Opinion”, Ristani tha se çdo veprim që ka të bëj me këtë çdo veprim që ka të bëj me këtë çështje është kryer personalisht nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas Ristanit, PD nuk ka marrë para nga institucione apo individ të huaj, teksa përjashtoi veten e tij se ka patur dijeni për çështjen e parave ruse në PD.

T’ju bëj disa pohime dhe pastaj diskutojmë. Pohimi i parë, PD në asnjë moment, në asnjë rrethanë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga asnjë institucion apo individ jashtë vendit. Pohimi i dytë që mund t’ju bëj është që organet drejtuese të PD mbi bazën e statutit nuk kanë autorizuar lidhjen e asnjë marrëveshjeje me asnjë institucion, asnjë individ jashtë vendit. As me Nick Muzin. Pohimi i tretë… Sekretari i Përgjithshëm i Partisë  që në atë kohë kam qenë unë nuk kam menaxhuar dhe nuk ka kam firmosur asnjë dokument që ka të bëjë me menaxhim parash, asnjëherë në asnjë rrethanë, as brenda as jashtë vendit. Ç’ka të bëjë me para, kurrë, asnjëherë! Një pohim tjetër që mund t’ju bëj është që të gjitha veprimet e kryera në rastin konkret janë personale të ish-Kryetarit Basha dhe asnjë veprim nuk është autorizuar apo miratuar nga asnjë organ që sipas statutit të partisë ka pasur të drejtën të autorizojë dhe miratojë. Dhe një pohim tjetër. Çështja nuk është mbyllur. Pohimi që ju bëni që çështja është hetuar dhe është mbyllur nga prokuroria nuk është një pohim i vërtetë. Ajo që është mbyllur është akuzë për falsifikim. Akuza për falsifikim është mbyllur. Aty nuk bëhet fjalë për falsifikim, aty bëhet fjalë për pastrim parash. Prokuroria e ka nisur çështjen për pastrim parash, rrugës e ka ndryshuar në falsifikim. Sipas  prokurorisë për rastin tim për shembull, kjo do prapë një shpjegim se është term juridik. Akuza ndaj meje ishte falsifikim me mosveprim. Se si bëhet falsifikimi me mosveprim? Po ju shpjegoj që aty nuk mund të ngrije akuzë për falsifikim. Akuza për falsifikim u ngrit me qëllim që të pushohej në gjykatë. Se duhej të pushohej pra. U ngrit për t’u pushuar për të ndihmuar…”, u shpreh Ristani./ Opinion.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOHET ZELENSKY/ Zëdhënësi: Si është gjendja e Presidentit
Previous article PD NË DOSJET RUSE TË LOBIMIT/ Kostreci: Një zyrtar amerikan ka folur me gazetarët

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT