Çështja e pagesave për lobistët amerikanë, të cilët ndihmonin Partinë Demokratike gjatë protestës në çadër, në vitin 2017, pritet të rihapet për shkak se ka zhvillime të reja.
TCH: Cilat janë zhvillimet më të fundit?
Muhamed Veliu: Pas ardhjes së dy letërporosive, duket se prokurorët që janë duke hetuar lobimin e kanë rihapur këtë çështje. Mësohet se do të merret në pyetje ish-sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, në adresën e të cilit ka mbërritur fletëthirrja prej pak ditësh. Në javët në vijim pritet të merret në pyetje edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
TCH: Nga informacionet që ke mundur të sigurosh, çfarë përmbajnë këto dy letërporosi?
Muhamed Veliu: Prokurorët shpresonin që nga letërporosia nga SHBA të mbërrinte dëshmia e dhënë për FBI-në nga lobuesi Nik Muzin, por kjo nuk ka ndodhur, pasi ai vijon të mbetet nën betim, ndaj hetuesit amerikanë nuk mund të publikojnë e as shpërndajnë dëshminë e tij. Ndërkohë që nga letërporosia e mbërritur nga Skocia, prokurorët shqiptarë kanë përftuar të dhëna të reja e të panjohura më parë, se kush janë pronarët e vërtetë të kompanisë “Biniatta Trade”. TOP CHANEL


