• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lobimi i Serbisë në Uashington: Ish-menaxheri i fushatës zgjedhore të presidentit Trump për vizitë në Beograd
Home
Rajon

Lobimi i Serbisë në Uashington: Ish-menaxheri i fushatës zgjedhore të presidentit Trump për vizitë në Beograd

24 April, 2018 Redaktor2 Rajon

Një ish-menaxher i fushatës zgjedhore të Presidentit Trump ndodhet në Beograd, ndoshta për një marrëveshje lobimi në SHBA.

“Balkan Insider” ka postuar një fotografi ku shihen Corey Lewandowki me ish-shefin e Kabinetit të Ivica Daçiqit dhe një personi tjetër.

Lajmi është ende në zhvillim, por mund të besohet se ish-këshilltari i Presidentit Donald Trump ndodhet në Serbi për një marrëveshje lobimi në Washington. Pas largimit nga politika, Lewandowski ka themeluar një firmë lobimi dhe thuhet se premton takime me Presidentin Trump në shkëmbim të pagesës. Disa kritikë nuk besojnë se ai ka vërtet ndikimin që pretendon që ka ndaj ish-bosit të tij.

Pak ditë më parë, ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, tani një nga krerët e opozitës, i kërkoi publikisht Presidentit Vuçiq që të tregonte hapur nëse ishte takuar vërtet me Lewandowskin, në një kafe në Nju Jork për t’i këkuar lobim. Ai e pyeste që serbët duhet të dinë se çfarë ka biseduar, sa para ka ofruar dhe kush do të pagujë.

Presidenti serb i ka injoruar pyetjet e tij, por burime të ndryshme të medias flasin për një rritje të madhe të lobimit për Kosovën nga Serbia në të gjitha kancelaritë perëndimore.

Balkan Insider që botoi fotografinë thotë se Branko Lazareviç, ish-këshilltari i Daçiçit në foto, është nën hetim për larje parash dhe nxjerrje sekretesh shtetërore për llogari të bosit të drogës në Ballkan, Darko Sariç.

Në një fotografi tjetër, nga Beogradi, me Corey Lewandowski dhe Branko Lazareviç ndodhen edhe dy ish-drejtues nga fushata Trump, Jason Osborne dhe Mike Rubino, që janë pjesë e firmës lobuese “Avenue Strategies”.

Lewandowski i u detyrua të largohej nga fushata e kandidatit Donald Trump, për shkak të presionit të familjarëve të presidentit që nuk i pëlqenin metodat pa klas dhe brutale të ish-menaxherit. Megjithë se e pushoi nga puna, Trump ka ruajtur lidhjen me Lewandowskin, të paktën gjatë vitit të fushatës zgjedhore. (Ruben Avxhiu)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJMI I FUNDIT: Mirabelli po shkarkohet nga Milan!
Previous article U vetëvra në komisariat/ Mbi 20 vite në radhët e policisë, oficeri që i dha fund jetës ishte baba i dy djemve (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT