• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LLOGARIA”/ Zbulohet strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate në Shkodër
Home
Zgjedhjet 2021

“LLOGARIA”/ Zbulohet strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate në Shkodër

20 April, 2021 F.autor Politikë, Zgjedhjet 2021

Nga Ilir Beqaj

Mbrëmë në një emision televiziv, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës z. Helidon Bushati deklaroi se: “Lista e zgjedhësve është shtuar”. Në fakt kjo është e vërtetë. Nëse në 2017-n në listën e zgjedhësve kanë qënë 264 mijë vetë, kësaj here janë 272 mijë vetë, pra lista e zgjedhësve është shtuar me 3%.

Në 2017-n kanë votuar në qarkun e Shkodrës 112 mijë vetë, sipas zotit Bushati kësaj here do të votojnë 135 mijë vetë, pra zoti Bushati parashikon që pjesëmarrja në votime do të rritet 20% edhe pse lista e zgjedhësve është shtuar me 3%.

Mos harrojmë që është po kjo Parti Demokratike që deklaron braktisjen e Shqipërisë nga shqiptarët e sidomos braktisjen apo largimin e qytetarëve të qarkut të Shkodrës nga Shkodra, ndërkohë që në 2017-n Partia Demokratike ka marrë 41 mijë vota, zoti Bushati deklaron që kësaj here do të marrin 65 mijë vota, pra rritja e PD-s do të jetë më shumë se 58%, përveç faktit që kësaj here në Shkodër janë dhe dy forca të reja të mirëfillta të djathta.

Pra, strategjia e Partisë Demokratike për të marrë 7 mandate bazohet në: rritjen e listës së votuesve me 3%, rritjen e pjesëmarrjes së votuesve me 20% dhe rritja e votuesve të PD-s me 58%.

Kushdo është në gjëndje t’i bëjë vetë vlerësimet dhe llogaritë sesi Partia Demokratike mund të marrë 7 mandate, kur ajo, edhe 5 mandate, i ka në pikëpyetje!

#7×7.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLEMIKAT E MERKATOS TEK JUVENTUS/ Vjen vendimi i papritur për të ardhmen e yllit Demiral
Previous article AUDIO PËRGJIMI/ Reagon Artan Lame: Është DISKUTIM i vitit 2017, sfidoj përgjuesit dhe PD-në (E PLOTË)

F.autor

Postime të ngjashme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT