• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LLASTIMI I ILIR METËS NGA ANALISTËT E MEDIAT/ Arsyeja pse ai sulmoi TemA-n
Home
Aktualitet
Kronikë

LLASTIMI I ILIR METËS NGA ANALISTËT E MEDIAT/ Arsyeja pse ai sulmoi TemA-n

6 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ka një arsye të fortë që Ilir Meta sulmoi egërsisht gazetën TemA, sapo kjo e fundit e kritikoi presidentin se kishte tejkaluar apo shkelur një ligj për një rast të caktuar.

Përtej emocioneve, vrerit të shpërndarë në eter nga Meta dhe njerëzit e tij, ka një çështje thelbësore që në fakt të bën të vësh kujën.

Ilir Meta prej kohësh, kryesisht pasi hyri në koalicion me Edi Ramën e deri më sot, nuk është vënë nën sulmin e medias apo të opinionit publik të paneleve televizive në vend.

Madje prej disa prej njerëzve të rëndësishëm që mbushin ekranet çdo natë, është cilësuar si “garanci e ekuilibrit politik në vend”.

E ka thënë Lubonja vazhdimisht, por edhe të tjerë analistë, që hapur duket se janë zëdhënësa të logjikës së Ilir Metës dhe LSI-së së tij, politikisht.

Në mënyrë të hapur, pa e çarë kokën se kemi të bëjmë së paku me një rast ku një pjesë dërrmuese e opinionit publik e cilëson Ilir Metën si deformues i kësaj jete publike, një përfitues dhe në fund të fundit shkatërrues i jetës normale publike dhe demokratike në vend.

Ka një të dhënë shumë të çuditshme në 7 vitet e fundit: sapo ka hyrë reforma në drejtësi në fuqi, pra pas asaj nate të korrikut 2016, më të sulmuarit nga një pjesë e rëndësishme e medias mainstream në Shqipëri, kanë qenë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, e ngarkuara me punë e SHBA nëe Tiranë Leyla Moses-Ones, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, se sa Ilir Meta apo politikanët e tjerë shqiptarë.

Ç’nuk kanë thënë këto media dhe njerëz të paneleve për këto diplomatë, që në fund të fundit nuk marrin asnjë cent nga buxheti i shtetit, nuk kanë harxhuar asnjë para të shqiptarëve, përkundrazi kanë dhënë.

Sulmuan Vlahutinin për korrupsion, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk ka thënë asgjë për Ilir Metën.

Vlahutin thjesht u angazhua që të miratohej reforma në drejtësi, të cilën e miratoi edhe Ilir Meta në fund të fundit. E pse Vlahutin është armiku e Meta jo?

Më pas, kur Adriatik Llalla u cilësua si një zyrtar që po pengon reformën në drejtësi prej SHBA-së, madje u cilësua edhe person non grata nga sekretari amerikan i Shtetit, Ilir Meta e mbrojti fare hapur në konferencë shtypi në Kuvendin e Shqipërisë.

Asnjë nga këto media dhe analist nuk e analizoi se pse Meta del kundër SHBA dhe mbron Llallën. Edhe duke e analizuar, pa mbajtur anën e amerikanëve. Thjesht ndoqën logjikën e Ilir Metës.

Meta ka qenë njeriu që është mbrojtur nga kjo lloj media, sepse ka shpërndarë para për ta; e ka paguar. Ndaj për presidentin e votuar nga PS, që më pas i doli kundër PS-së dhe këtë Rama e zgjodhi sepse dreqi e di arsyen, u çakërdis kur TemA, një media onlinë mainstream tashmë, jo portal i fshehur, e kritikon, e akuzon, e konteston.

Po kush është Ilir Meta që nuk mund të kontenstohet? Pse nuk ju përgjigj me fakte kritikës apo akuzës? Sepse nuk është mësuar ta bëjë.

Meta e konsideron median si pjesë që ai e gjën mënyrën ta bëjë për vete dhe jo një logjikë normale ku të dialogojë, polemizojë apo edhe ta kundërshtojë, sepse në fund të fundit është logjikë e demokracisë.

Këtë përballje Ilir Meta nuk e bën dot se nuk e ka bërë kurrë. Kur ka blerë edhe Fahri Balliun, që mund ta rrëzosh me argumente më të thjeshta, tregon paaftësinë e tij për t’u përballur.

Ai di vetëm prapaskenën, qokën, bisedën… E në këtë rast vetëm politikan nuk është. Do edhe t’i ngjajë Trump…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISMA "THURJE" LË NË "BALTË" RUDINA HAJDARIN/ Ndërpret bashkëpunimin: Faleminderit, por do jemi jashtë zgjedhjeve të 25 prillit
Previous article HAPËN LOKALIN E NATËS EDHE PSE ISHTE PEZULLUAR/ Në pranga gruaja pronare, akuzohet edhe për fshehjen e të ardhurave

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT