• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LLALLA “NON GRATA”/ Departamenti Amerikan i Shtetit: Ky është rasti i parë që e shpallim publikisht
Home
Aktualitet
Drejtësi

LLALLA “NON GRATA”/ Departamenti Amerikan i Shtetit: Ky është rasti i parë që e shpallim publikisht

16 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Departamenti Amerikan i shtetit i është përgjigjur pyetjes në lidhje me shpalljen ‘Non Grata’ të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij. Nga përgjigja e marrë tregohet se ky është rasti i parë kur një sekretar shteti merr një vendim kaq ekstrem dhe e shpall publikisht.
Një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit në përgjigjen dërguar Report TV përmes postës elektronike thotë:

“Seksioni 7031 përfshin kërkesën që duhet të ndërmarrë Departamenti i Shtetit për të publikuar ose në mënyrë private për ndalimin e personit.

Ky lloj autoriteti është efektiv që prej vitit 2008 dhe ky është rasti i parë i një ndalimi publik bazuar në ligjin 7031 .”

Nga kjo përgjigje duket qartë se për herë të parë 10 vjet pasi, ky ligj amerikan ka marrë fuqi, aplikohet për një ish zyrtarë të lartë të drejtësisë shqiptare.

Ky vendim tregon rëndësinë që Departamenti Amerikan i shtetit i jep reformës në drejtësi dhe në rastin konkret rolit të ish prokurorit Adriatik Llalla.

I dërguari Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri Donald Lu kohë më parë ishte shprehur publikisht se kryeprokurori ishte bërë pengesë për reformën në drejtësi.

Pas largimit nga drejtimi akuzës shqiptare dhe dorëheqjes nga sistemi drejtësisë , amerikanët shkuan deri në këtë vendim ekstrem sa ti ndalojë futjen në SHBA atij dhe familjes së tij.

Në vendimin e bërë publik nga sekretari i shtetit Rex Tillerson, nënvizohet se ky vendim merret për shkak të përfshirjes së Z. Llalla në mënyrë ‘domethënëse’ në korrupsion ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

Ligji amerikan parashikon që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Adriatik Llalla shërbeu si prokuror i përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur ai u zëvendësua nga Arta Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Verratti i pasigurt për të ardhmen e tij: Ndihet i lumtur te PSG, por joshet nga Barça
Previous article DREJTUESI I BDI/ Ndërron jetë në moshën 48 vjeçare, ish zv. Kryeministri shqiptar i Maqedinosë

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT