Pas të gjitha akuzave të dala në mediat italiane, ku zbardhet biseda midis dy kriminelëve duke përmendur edhe “kushëririn politikan dhe emrin Saimir”, të menjëhershme kanë qenë reagimet e politikës shqiptare. Siç ishte paralajmëruar në media për takimin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahirit dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, sot në orën 16:00.
Sakaq Tahiri ka qenë ai që ka thënë se nga sot edhe ai po pret më shumë se askush të zbardhet e vërteta. Kërkoj nga prokuroria tha Tahiri që të nisi verifikimi nga unë dhe gjithçka që kam. Unë nuk dua të fsheh të vërtetën. Kjo ngjarje bie ndesh me moralin dhe parimet e mija, u shpreh Tahiri.
Fjala e Tahirit
“Unë e kuptoj shumë mirë sot dhe ndoshta sot më shumë se kurrë që secili më njeh mua dhe familjen time, është i shtangur nga lajmet që bëhen publike dhe nga përfshirja e emrit tim. Ashtu siç kuptoj kundërshtarët e mi në opozitë dhe jo vetëm, të cilët për herë të fundit sot nuk do t’i akuzoj. Sepse sot është dita e tyre që të shfrytëzojnë pallavrat e kriminelëve. Kam mbajtur detyrën e Ministrit të Brendshëm më gjatë se çdo kush, kam luftuar çdo ditë për të bërë detyrën me përgjegjësi. Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi të shkallës së dhjetë janë arrestuar për trafik drogë. Kriminelë që përdori emra ministrash për të përfituar ka plot dhe sa të duash. I kërkoj prokurorisë të hetojë dhe verifikojë çdo gjë në lidhje me mua dhe familjen”, tha ai. Gabimi im i vetëm është se u shita makinën time kushërinjve të mi 4 vjet më parë dhe për këtë mbaj përgjegjësi personale të plotë. Përtej kësaj nuk kam asnjë raport. Ndaj kërkoj hetim të plotë. Sot nuk kërkoj nga askush që të më mbrojë dhe besoj, nuk kam ndërmend t’i shtrijë dorën askujt. Unë do të pres deri në fund çdo hetim dhe do të përkushtohem vetë që e vërteta të dalë në dritë. Do të shoh në sy këdo, cilin do që është i bindur, këtë të vërtetë do ta çoj deri në fund. Jo me fjalët e mia, por në çdo hapësirë të drejtësisë”, u shpreh Tahiri.
/AlpeNews.al/
Përgjimet e grupit të drogës në Itali – Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri konferencë të jashtëzakonshme për shtyp – Për lajme të tjera klikoni te www.shqiptarja.com
تم نشره بواسطة Report TV في 17 أكتوبر، 2017


