Po luhen sfidat e fundit të grupit A, Rusi-Uruguai dhe Egjipt-Arabia Saudite.
Në këtë grup është dhënë tashmë verdikti, me Rusinë dhe Uruguain që janë kualifikuar për në fazën e 1/8-ave, ndërsa sot do të vendosin se cila do të kualifikohet si kokë grupi.
Nga ana tjetër, Egjipti dhe Arabia Saudite janë në kuotën e zero pikëve dhe sot do të përballen në një takim prestigji, pasi rezultati nuk ka asnjë vlerë.


