Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe i kërkoi sot një interpelancë ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, ku nuk ka nguruar t’i kërkojë llogari për bujqësinë. Në parlamente, gajtë fjalës së tij kreu i mazhorancës Edi Rama u shpreh se qeveria ka realizuar 100% programin e shëndetësisë, sipas standarteve europiane… Rama tha: “Eshtë përmirësuar sherbimi shendetesor falas. Duhet të jemi të përgjegjshëm për t’i shërbyer qytetarëve. Sheti paguan, qytetari përfiton”. Rama akuzoi opozitën se e kishte lënë në menyrë skandaloze shëndetësinë.
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka replikuar pas akuzave te opozites per ate qe ata e quajten babezia qeveritare.
Rama per Saliun
Ne fjalën e tij në Kuvend, duke iu drejtuar opozitës tha se ata nuk mbajnë përgjegjësi as per cafre thone, as per punen qe bejne sot si opozite përpara atyre që i kanë zgjedhur.
“Përsa i përket se për cfarë do mbahet mend qeveria e Ramës, ju nuk keni asnjë mundësi ta shikoni me objektivitet dhe ta bëni konkluzionin sot, keni katër vjet kohë ta shikoni. Shqipëria nuk është e Edi Ramës, por është e atyre që jetojnë në këtë vend. Se për cfarë do të mbahet mend Shqipëria kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve. Dallimi i madh mes nesh është se ju nuk mbani përgjegjësi. Ju nuk keni asnjë ndjenjë përgjegjësie në raport me këtë vend me këtë popull dhe edhe më keq akoma as në raport me ata të cilët kani marrë përsipër ti përfaqësoni”- tha Rama.
Ne nisje te fjales, Rama tha se “Arsyeja pse e mora fjalën është përdorimi i shprehjes “babëzia qeveritare në koncensionet në shëndetësi”.
“Shprehje që dëgjova në prezantimin e profesorit nga FMN te trafikantët, që e risjell në vëmendje dallimin e madh mes nesh dhe jush, babëzia qeveritare ka realizuar 100% programin për shëndetësinë, nuk është babëzia por ndjenja e përgjegjësisë për ti shërbyer qytetarëve duke iu garantuar kontrollin bazë jetësor falas, qytetarët e këtij vendi deri dje duhet të paguanin nga xhepi”- tha ai.
Sipas tij, së dyti: kjo babëzi që e quani ju se ju mungon përgjegjësia ka garantuar shërbimin falas në kushte optimale me standarde evropiane të të gjithë atyre që kanë nevojë për hemodializë.
“Ju s’keni përgjegjësi për atë që thoni, as ndaj atyre që ju kanë sjellë këtu. Kjo babëzia, i përsërisni cdo dotë fjalët më ekstreme të shqipes, ka bërë të mundur që sot në spitale të ketë shërbim me instrumente të standardeve evropiane”- vijoi me tej Rama.
/AlpeNews.al/
ERTV Live😊: Sot në Kuvend
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 2. November 2017