“Të forcohem marrëdhëniet dhe të thellohet bashkëpunimi, mes Shqipërisë dhe Francës”, ky ishte edhe mesazhi i Kryeministrit Edi Rama në daljen e përbashkët publike me ministrin e Brendshëm francez Gerard Collombe.
Rama falenderoi ministrin për mbështetjen që i kanë dhënë vendit tonë, siç është lufta kundër korrupsionit. “Shqipëria synon të nis negociatat për në BE”, u shpreh Rama.
“Vullneti ynë është i plotë dhe do të vazhdojë drejtë sfidës sonë për cceljen e negociatave. Por këtë orë, theksoi Rama, dhe ta përshpejtojmë vetë me rezultatet tona, dhe nuk mund të presim ta përshpejtonë të tjerët”.
“Duhet të thellojmë bashkëpunimin me Francën në fushën e rendit dhe sigurisë. Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vijueshme që Franca i ka ofruar Shqipërisë në disa sektorë të rëndësishëm. Bashkëpunim për të frenuar migracionin e paligjshëm. E informova ministrin për rezultatet e Shqipërisë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe me pritshmërinë që në 6 mujorin e ardhshëm Shqipëria të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Ministri është njohur edhe me procesin e vettingut dhe operacionin ‘forca e ligjit’, tha Rama
Ministri francez e nisi fjalën duke shprehur, ngushëllimet dhe keqardhjen që nuk mundi të ishte në Francë, pas tragjedisë së ndodhur dje ku nga një aksident më autobuzë humbën jetën 4 fëmijë. Ministri u shpreh se do të donte të ishte pranë familje.
Përsa i përket Shqipërisë, ministri Collombe u shpreh se i ka ndjekur reformat e ndërmarra të Shqipërisë. ministri francez tha se “20% të vendstrehimeve të azilantëve në Francë i zënë shqiptarët”. “Autoritetet shqiptare kanë treguar shumë kurajo për këtë çështje sepse është një çështje mjaft delikate për t’i penguar njerëzit që duuhet të largohen ngha Shqipëria. Kur ne iu kërkojmë autoriteteve shqiptare se duhet të kthehen azilkërkuesit, janë treguar bashkëpunues”, tha Collombe. Në fjalën e tij ministri i brendshëm tha “Jemi të kënaqur nga reformat që Shqipëria ka ndërmarrë”. /AlpeNews.al
vijon
ERTV Live😊:
Posted by Edi Rama on Freitag, 15. Dezember 2017