• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE/ Rama: Ja qendrimi im për çështjen Tahiri
Home
Breaking News

LIVE/ Rama: Ja qendrimi im për çështjen Tahiri

14 November, 2017 k.autor Breaking News

Kryeminsitri i vendit Edi Rama  është i ftuar mbëmjen e sotme tek emisioni i Eni Vasilit “Studio e Hapur”. Në këtë javë të nxehtë politike Rama do të flasë për: Dosjen e Tahirit, patentat e Tahirit, raportin e tij me mediat, projektin “Shqipëria 1 miliar euro” si dhe  do të pyetet për akuzat e opozitës ndaj buxhetit, etj.

Në nisje të bisedës me Eni Vasilin, Rama nisi të flasë me marrëdhëniet me mediat.  I pyetur në lidhje me deklaratat që ka Rama për mediat apo gazetarët, Vasili e ngacmoi me deklaratën e gazetarit malazez Zeljko Ivanoviç i cili deklaroi se “deklarata të tilla vrasin”, Rama iu përgjigj: “Një gazetar malazez që kishte thënë se Kosova është veshka e serbisë”.

Kryeministri Rama vazhdoi me idenë e tij, të cilën e ka artikuluar edhe më parë, se mediat në vend janë të pabesueshme. I pyetur nga Eni Vasili se pse sipas tij gazetarët janë për të qarë hallin, Rama me një gur qëlloi dy zogj. Ai u shpreh se sot në opinionin publik, mediat janë po aq të pabesueshme sa dhe gjykatat.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportet e tij me mediat dhe gazetarët. Duke u shprehur se deklaratat e bëra prej tij janë opinione të shprehura për çështje të caktuara, kreu i Qeverisë thekson se këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush.

Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, kryeministri Rama thotë se të vetmit “bumerang” që trembet në punën e tij të përditshme, është që të mos marrë vendime të gabuara.

“Nuk përbën objektiv për mua, krijimi i një klime negative për një fushë të caktuar. Nuk është ky qëllimi im. Nëse unë shpreh një opinion, ju duhet ta merrni si të tillë, dhe si një të drejtë që ju nuk ma hiqni dot, dhe as ma shkelni dot. Unë ju siguroj, ka vetëm një bumerang që unë i trembem, atij të vendimeve dhe veprimeve të mia, që në këtë punë që bëj janë të panumërta, dhe duke bërë këtë punë, jo gjithmonë je në kushtet që të mos gabosh.

Bumerangu nga veprimet e mia është e vetmja gjë që unë shqetësohem.

Të bësh këtë punë nuk është aspak diçka që lidhet me rehatinë, apo të bërit të gjërave me siguri. Kjo është një punë që ka një kosto të jashtëzakonshme shpirtërore, fizike dhe mendore, në kuptimin e një stresi që është permanent. Patjetër që në këtë punë është e rëndësishme që të bësh gjënë e duhur dhe të drejtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri komentoi sot deklaratën e bërë pak ditë më parë për një shkrim të Top Channel dhe shpjegoi se gjithçka shkroi në Facebook nuk ishte sulm ndaj këtij televizioni, por keqardhje për lajmin konkret.

“Nuk e kam sulmuar, nuk e kam quajtur asgjë. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shprehje keqardhjeje. Fola për një provë konkrete, ndava keqardhjen, nuk e sulmova, s’do më shikoni asnjëherë të sulmoj një media apo një gazetar të caktuar”,- tha ai.

Ai gjithashtu komentoi sot edhe pezullimin e drejtorit të Informacionit Sokol Balla dhe hodhi poshtë të gjitha zërat se ishte pikërisht ai iniciatori për këtë vendim të marrë nga pronarët e këtij televizioni.

Rama nuk i kurseu as komentet për veshjen e tij. Ai tha se është vetvetja kur vesh poture, apo shallvare siç i quajti, ndërsa u shpreh i sigurt se e njeh shumë mirë protokollin dhe etikën e veshjes. “Unë e di mirë çfarë bëj”,- iu drejtua ai gazetares Eni Vasili.

I pa shqetësuar për atë që shkruhet në lidhje me veshjen, kryeministri tregoi se ishte frymëzuar nga kostumet popullore të myzeqarëve.

“Po të vishej Saliu kështu edhe unë do thosha çfarë pati”,- tha kryeministri për të treguar se gjithçka vesh është mëse normale.

Rama foli dhe  mbi takimin që ka zhvilluar në një familje në Bulqizë disa ditë më parë, ku mori në krahë të voglin e shtëpisë. Pak pasi mori në krahë djalin e vogël, ia dha atë së ëmës. Kritikët e kryeministrit thanë se ai e largoi fëmijën, pasi i kishte këpucët me baltë, dhe i bëri pis xhaketën. Por kryeministri e cilësoi manipulim këtë reagim.

Teksa ka treguar të vërtetën ai tha se situata ishte krejt ndryshe. Kryeministri tregon se në atë moment i ka thënë nënës së djalit të vogël, se ai në këtë rast ngjan me Zahon.

Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen Tahiri. Ai ka theksuar se nuk është avokati i Saimir Tahirit, duke u shprehur se për këtë çështje duhet të flasë Prokuroria.“Për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht Prokurorisë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent të atë që kam bërë gjithmonë, kam thënë që në ditën e par që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij, unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria dhe as PS nuk është avokat i tij. 

/AlpeNews.al/

vijon

 

ERTV Live😊: Në Studion e Hapur të Eni Vasilit

Posted by Edi Rama on Dienstag, 14. November 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ligjshme, Enca tashmë mund të konsumojë hashash
Previous article Eni Vasili bëhet "me zemër" pak para intervistës me Ramën!

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT