Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe skandalin të publikuar ditëve të fundit ku është bërë publike audio-përgjimi mes tafikantëve dhe vëllait të Fatmir Xhafës.
“Minisitri i Brendshëm gjoja na paska fshehur dosjen mafioze të vëllait, apo ka ndryshuar nenin e ekstardimit, për ta shpëtuar të vëllain. Ai është një dokument online ku mund të gjendet shumë lehtë. Për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi jo vetëm me një sfidë të fortë diplomatike, por edhe të ndeshemi për ditë që opozita me murin qorr dhe shurth i ngre Shqipërisë. Duke mos lënë gur pa lëvizur për të sabotuar këtë përpjekje. Ata thonë se po pengojnë dhe rrëzojnë qeverinë e drogës, por po pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë”.
Rama u shpreh se ka kërkuar ndihmën e ekspertëve për të vërtetuar këtë audio-përgjim.
“Kjo që bën opozita është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese. Opozita është kundër çeljes së negociatave. Kjo maskaradë kërkon përgjigjë të fortë prej nesh. Kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare eskpertizën e përgjimit që PD pretendon se është autentik”, thekson Rama. /AlpeNews.al
ERTV Live😊: Mbledhje e Grupit Parlamentar të PS – Fjala mbi ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave dhe qëndrimi mbi çështjen publike të Ministrit të Brendshëm
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 16. Mai 2018