Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar të gjithë prefektët e qarqeve. Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë në mbledhjen e qeverisë.
Ende nuk mësohen shkaqet që e kanë shtyrë shefin e qeverisë drejt një vendimi të tillë. Largimi nga puna, sipas kreut të maxhorancës ka ardhur pasi punës së dobët të tyre. Nga prefktët e rinjë kërkohen një strukturim të punës që nga dita e nesërme e punës.
Pasi ka shkarkuar prefektët në 12 Qarqet e vendit, kryeministri Rama ka prezantuar 12 emrat e rinj në këto pozicione të qeverisjes vendore. Në një konferencë shtypi, kreu i Qeverisë tha se lipset një ridimensionim tërësor i institucionit të prefektit.
“Jemi në një fazë të re të procesit qeverisës pas një sërë reformash, në të cilat, ajo administrative-territoriale shënoi çeljen e një kapitulli të ri për nivelin e dytë qeverisës, por edhe për shtetbërjen në Shqipëri. Jemi në çeljen e një faze të re qeverisë me disa sfida themelore, me të cilat lypset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht, si një institucion përfaqësues i kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark.
Nëse do të kthejmë kokën pas, ky është një institucion që mbeti në hije, në një pozicion letargjik, dhe ndërkohë, dinamika e re e kësaj faze qeverisëse dhe pritshmërie që njerëzit kanë, në këtë fazë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së prefektit”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se prefektët e rinj kanë kaluar në një filtër të imët dhe se kanë eksperiencën e duhur.
“Proçesi ka zgjatur për rreth 40 ditë dhe në mënyrë aktive dhe skrupuloze kemi vlerësuar pasi kemi rënë dakord mes vetit për profilin e ri të prefektit, një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë. Kemi kaluar në një filtër të imët, duke vlerësuar prefektërt e rinj për formiminin e tyre të lartë profesional, aftësi menaxhuese dhe ekzekutuese”,- tha Rama duke treguar edhe kriteret e përzgjedhjes./AlpeNews.al/
Të gjithë prefektët e rinj janë ish-ushtarakë.
Ja kush janë prefektët e rinj:
Kukës – Zenel Kuçana
Dibër – Nuredin Shehu
Shkodër – Çesk Millja
Lezhe – Gjergj Prendi
Elbasan – Maksim Malaj
Fier – Baki Bala
Berat – Arilla Dafa
Vlore – Flamur Mamaj
Korçë – Dhori Spirollari
Gjirokastër – Astrit Aliaj
Durres- Roland Nasto
Tirane – Suzana Jahollari
ERTV Live😊: NGA KRYEMINISTRIA
Posted by Edi Rama on Mittwoch, 1. November 2017


