• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
LIVE Partizani-Kukësi / Bakaj me të kuq, ofendon tifozët (VIDEO)
Home
Futboll

LIVE Partizani-Kukësi / Bakaj me të kuq, ofendon tifozët (VIDEO)

19 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Mungesa e elementëve të rëndësishëm të mesfushës dhe sulmit ka detyruar stafin teknik të Partizanit që të improvizojë në ndeshjen e sotme përballë Kukësit, duke hedhur në fushë nga minuta e parë emra si Sulejmani, Culum e Abdurrahimi të cilët normalisht nuk do të ishin mes titullarëve.

Nga ana tjetër, ndryshimi i vetëm që Pakult ka bërë në rreshtimin e tij në krahasim me ndeshjen e mesjavës ndaj Tiranës, është aktivizimi nga minuta e parë i Et’hemit, në vend të Shkodrës.

MINUTË PAS MINUTE

90’+2′ Karton i kuq për Bakajn në stol. Sulmuesi kishte bërë një gjest antisportiv, ndërsa largohet duke sharë nga tribuna.

90’+1′ Balde hyn në vend të Bakajt.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89′ Aksion nga e majta i Partizanit, harkimi në zonë për Lukas i cili gjuan me kokë por pa kthyer topin në kuadrat.

86′ Goditje dënimi e Partizanit që tashmë nis çdo top drejt zonës kundërshtare. Por të kuqtë nuk arrijnë të gjuajnë drejt katërkëndorit të Koliçit.

79′ Bardhi dërgon topin në rrjetë pas një goditje dënimi, por vijërojtësi anullon për pozicion jashtë loje.

76′ Mundohet të reagojë Partizani dhe provon të gjejë barazimin me një gjuajtje me kokë të Belicës që përfundon jashtë pas një devijimi të mbrojtësave të Kukësit.

70′ GOOOL Kukësi, shënon Hoxha.

66′ GOOOL Kukësi, shënon Guri.

60′ Në fushë Shkodra për Et’hemin.

58′ Dzaria provon nga jashtë zonës, topi devijohet në këndore. Në zhvillimin e saj, sfera devijohet lehtësisht drejt portës dhe Hoxha kontrollon pa problem.

56′ Tjetër mundësi për të kuqtë, këtë herë Bardhi driblon dy kundërshtarë dhe pastaj pason te Asani i cili devijon lehtësisht, jo aq sa për të shqetësuar Koliçin pasi topi mbetet në baltë.

54′ Rast i mirë i Partizanit për të dyfishuar shifrat. Pas një goditje dënimi, Bardhi nuk arrin të devijojë topin edhe pse pak hapa larg portës, me sferën që përfundon jashtë.

48′ Më i tërhequr Partizani në minutat e para të pjesës së dytë, ku provon vetëm të kontrollojë kundërshtarin dhe të rrezikojë me kundërsulme.

46′ Rifillon ndeshja pa ndërrime te skuadrat.

43′ GOOOL Partizani, shënon Gojkoviç.

42′ Tjetër rast për Kukësin dhe përsëri është Bakaj që provon të shënojë ndaj ish-skuadrës, këtë herë duke mos gjetur portën e të kuqve.

39′ Reagon Partizani, me një goditje dënimi të Abdurrahimit që ndalet nga Kolicci dhe më pas një gjuajtje nga distanca të Culum që nuk gjen kuadratin.

35′ Edhe Et’hemi provon me të majtën pas një harkimi në zonë, Hoxha pret duke ndalur një tjetër gjuajtje në kuadrat.

34′ Partizani në vështirësi të dukshme, pasi Kukësi po sulmon dhe prodhon gjuajtje drejt poertës. Këtë herë është Guri që gjuan nga e djathta, por sfera ndalet nga Hoxha.

31′ Kthen topin mbrapa në mënyrë të rrezikshme Kotobelli, detyron Hoxhën të dalë të largojë topin me këmbë para devijimit të Gurit.

26′ Tjetër kombinim në krahun e djathtë të sulmit të Kukësit, Bakaj provon përsëri të gjuajë drejt portës por goditja është shumë e lehtë për Hoxhën.

20′ Minuta më të mira për Partizanin këto, pasi të kuqtë arrijnë të zhvendosin lojën në gjysmëfushën kundërshtare, duke provuar të krijojnë rrezik kryesisht me harkime nga krahët.

16′ Gjuajtje nga jashtë zonës e Rrumbullakut, sfera nuk gjen katërkëndorin e Hoxhës dhe përfundon jashtë ndërsa portieri udhëzon shokët e skuadrës që të mos lejojnë më gjuajtje të tilla të rrezikshme.

14′ Goditje dënimi ballore për Kukësin, Bakaj ekzekuton por sfera përfundon jashtë në të djathtë të Hoxhës.

10′-11′ Tre goditje nga këndi radhazi sjellin panik në prapavijën e Kukësit, pasi Partizani provon të gjejë portën me Belicën, Culum e Ibrahimin dhe vetëm ndërhyrjet e mbrojtësve apo një devijim i shpejtë i Koliçit ruan rrjetën e paprekur.

7′ Edhe Bakaj shqetëson portierin e Partizanit me goditjen e tij nga e djathta pas një aksioni të rrjedhshëm, Hoxha bllokon jo pa vështirësi në tokë.

6′ Kale provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon në duart e Hoxhës.

4′ Culum fiton topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe gjuan me forcë drejt portës, pa gjetur kuadratin.

1′ Kukësi luan topin e parë dhe fillon ndeshjen në një terren të rënduar nga reshjet.

Partizani-Kukësi 0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Sulejmani, Culum, Mala, Asani, Bardhi, Abdurrahimi.
Trajner: Klevis Dalipi

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Musolli, Imami, Rrumbullaku, Dzaria, Et’hemi, Bakaj, Kale, Guri.
Trajner: Peter Pakult

KV: Kotobelli

Gjyqtar: K. Meta

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bora Zemani sapo i tregoi Vin Velit se çfarë femre ka humbur. Ja sa seksi shfaqet ajo (FOTO)
Previous article "Kryengritja" në UNIVERSITETIN E TIRANËS/ Rektor- Bordi i Administrimit, luftë për parime apo për pushtet! (KONFLIKTI)

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez Futboll

RIKTHEHET MOU/ Real paguan klauzolën, në merkato “ëndrra” quhet Julian Alvarez

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu Futboll

"NDIHEM NË FAJ"/ Tare: Milani më i madh se të gjithë, krenari të punoja këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT