Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kryeministri Rama ka komunikuar bisendën me presidentin francez Emmauel Macron. Rama u shpreh se për anëtarësimin në BE është një rrugë e gjatë, por është një përpjekje e gjithë anëshme.
Rama u shpreh se është optimist pas takimit më presidentin Macron. Franca ishtë një nga vendet skeptike përsa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në takimin që zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese unë mund t;iu them se dëgjova nga presidenti fjalë inkurajuese për Shqipërinë.
Roli në rajon, linjëzimi me BE, reforma në drejtësi, procesi i vettingut, reformimi i policisë dhe bashkëpunimi me policinë franceze, arritje kundër krimit dhe korrupsionit dhe me konsiderata të larta nga Presidenti francez. Ai më tha se vendimarrja e Francës është në studim e sipër, ai tha se nuk është fjalë për Shqipërinë dhe Maqedoninë që meritojnë vlerësim për arrtijet, pro është tema e gjerë për Europën për zonën Shengen dhe migracionin, që disktojnë një vendim të menduar Francës para qershorit. jam më optimist pas takimit se para takimit me Macron.
Ka akoma javë dhe punë për të bërë në drejtim të këtij objektivi, por gjë mangut nuk do i lëmë kësaj përpjekje kaq të madhe. Për fatin e keq të Shqipërisë duhet të përballemi jo vetëm me një sfidë të fortë diplomatike, por edhe të ndeshemi për ditë që opozita me murin qorr dhe shurth i ngre Shqipërisë. Duke mos lënë gur pa lëvizur për të sabotuar këtë përpjekje. Ata thonë se po pengojnë dhe rrëzojnë qeveverinë e drogë, por po pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë./AlpeNews.al
vijon
ERTV Live😊: Mbledhje e Grupit Parlamentar të PS – Fjala mbi ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave dhe qëndrimi mbi çështjen publike të Ministrit të Brendshëm
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 16. Mai 2018