Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton sot masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.
Policia ka marrë masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.
Sot zhvillohet seanca e ankimimit për 23 masat e sigurisë që ka dhënë Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. 11 protestues janë lënë në arrest me burg, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.
Nis gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët
Ka nisur gjyqi për rivlerësimin e masës për 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, ku 11 prej tyre janë nën masën arrest me burg ndërsa të tjerët janë në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.
Drejtpërdrejt nga Gjykata e apelit Shkodër.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 20. April 2018


