Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në seancën e parlamentit është shprehur se mazhoranca gjermane ka vendosur që jo vetëm të mos hapen negociatat për Shqipërinë, por do ti vendoset edhe një ekip kontrolli, pasi Edi Rama ka gënjyer për të gjitha.
Pas deklaratave të tij, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën pas mbarimit të minutazhit. Por mesa duket kryetari i opozitës nuk pranon që të largohet nga foltorja duke mos lejuar askënd tjetër të flasë, qoftë edhe për proçedurë.
Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit Ruçi i drejtohet Bashës duke i thënë: Parlamenti ka rregulla, ashtu siç shtëpia ka tjegulla.
Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë.
Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 21. Juni 2018
AlpeNews.al