• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIVE/ Monika Kryemadhi: Qeveria Rama është zëri i krimit
Home
Shqipëri

LIVE/ Monika Kryemadhi: Qeveria Rama është zëri i krimit

3 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

LSI mblodhi paraditen e sotme kryesinë e LSI. Në fjalën e saj Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se po bëhet palë e krimit, duke kujtuar çështjen Tahiri.

Krymadhi tha se “ndryshe nga qeveria e Ramës që është zëri i krimit, LSI ka qenë zëri i qytetarave gjithmonë në mbrojtje të kauzës të drejtë”

“Gjithçka LSI kishte paralajmëruar për  lidhjet e qeverisë me krimin, doli e vërtetë. Grupe të njohura kriminale si suport i Rilindjes, arritën që me mbështetjen e policisë të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Partia Socialiste është partia e drurëve të shtrembër, ndërsa LSI ka qenë zëri i qytetarave gjithmonë në mbrojtje të kauzës sonë të drejtë. Roli ynë në opozitë është jetik për demokracinë në vend,” tha Kryemadhi.

Ndërkohë të dielën do të thirret Konventa Kombëtare e LSI-së.

“Një forum pune për të ndarë me të gjithë delegatët e strukturat e partisë informacionin, vlerësimin dhe gjykimin gjithçka ka të bëjë me qeverisjen e vendit dhe fenomenin negativ që përmban kjo qeverisje” tha Luan Rama. /AlpeNews.al/

Fjala e plotë

E kemi thirrur këtë mbledhje të kryesisë së LSI-së në vigjilje të Konventës tonë Kombëtare, për të ndarë me ju disa vlerësime politike që kanë të bëjnë me situatën e përgjithshme në vend.

Për fat të keq, gjithçka që LSI kishte paralajmëruar që gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe që lidhej me kriminalizimin e jetës politike po konfirmohet shumë më shpejt nga sa e kishim parashikuar:

  1. a) Krimi dhe qeverisja tashmë janë bërë një.

Kanabizimi i vendit si strategji e qeverisjes së kriminalizuar i parapriu zgjedhjeve, paratë e drogës së grupeve kriminale të lidhura me kryeministrin, me ministra e përfaqësues të mazhorancës u përdorën për të blerë votat. Grupe te njohura kriminale si suport i Rilindjes e të angazhuar në fushatën e saj si  në Shkodër, Lezhë, Berat, Elbasan Fier arritën që me mbështetjen e policisë të deformojnë drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve;

E kapur nga krimi mazhoranca e ka kthyer edhe parlamentin në mburojë të krimit dhe parlamentarizmin e ka zëvendësuar me vasalizëm ndaj krimit duke veshur atë me mburojë politike, siç qe edhe rasti më i fundit i Sajmir Tahirit, rast i paprecendent në të gjithë rajonin tonë ku një ministër i brendshëm akuzohet si lidhje e bashkëpunëtor i tafikantëve të drogës.

Në çdo vend tjetër normal e demokratik një situatë e tillë do të çonte në dorëheqjen e Qeverisë!

Mirëpo, të kapur prej krimit Edi Rama dhe shpurra e tij e korruptuar nuk kanë rrugë tjetër, veçse ta hedhin vallen sipas ritmeve që imponon orkestra e krimit!

Dhe në fakt ata këtë gjë po bëjnë.

Mjafton vetëm fakti qe ish-ministri i brendshëm rezulton pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal së bashku me kushërinjtë e tij trafikantë, për të kuptuar se cili është perceptimi që kanë qytetarët tanë, por edhe qytetarët europian për vendin tonë, të cilët nuk mund ta imagjinojnë se si një situatë e tillë  jo vetëm nuk shoqërohet me dorëheqjen e Kryeministrit, po përkundrazi Kryeministri bëhet mburojë e drurëve të tij të shtrembër e të kriminalizuar.

Unë dua të shpjegoj qëndrimin e LSI-së.

Në qershor, ne fituam numrin më të madh të vendeve në parlament e numrin më të madh të votave në historinë e partisë sonë të re. Ne e arritëm këtë pavarësisht veprimeve të Ramës dhe shokëve të tij që kërcënuan votuesit dhe përdornin paratë e drogës për të prishur dhe deformuar zgjedhjet.

LSI e ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e Ramës nuk është qeveria e zërit të njerëzve, por zëri i krimit të organizuar. E kemi deklaruar këtë edhe më parë dhe kemi pasur shumë të drejtë. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që frikëson investitorët e huaj, është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që po mbyt rritjen ekonomike, e cila është e vetmja arsye pse nuk ka vende pune, është lidhja e Ramës me krimin e organizuar që ka prishur imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që shpërblen vetëm ata që kanë lidhje të ngushta me qeverinë, në kurriz të popullit. Kjo është arsyeja pse kjo lidhje është kaq shkatërrimtare për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Po nuk është më e mirë as situata ekonomike e sociale në vend!

Mungesa e një perspektive të qartë të zhvillimit ekonomik, rritja e papunësisë, shkurtimi i vendeve te punës, mungesa e investimeve serioze dhe e investitorëve të fuqishëm e të besuar, transferimi i autoritetit shtetëror tek koncensionet e dyshimta e klienteliste të qeverisë janë tabloja e zymte që ne shohim, por tabloja reale e situatës në vend!

Në këto kushte LSI jo vetëm është pozicionuar qartë dhe prerë në anën e qytetarëve, por ka vendosur që të jetë zëri dhe fjala e tyre, përballë arrogancës që buron nga injoranca dhe kapja e qeverisë nga krimi dhe trafiqet.

Motoja jonë qytetari i pari na bën të jemi jo vetëm të qartë e të vendosur, por edhe të bindur në mbrojtje te kauzës tonë të drejtë!

Natyrisht, po ta shohësh realitetin me syzet e krimit e të trafikut dhe po të gjykosh mbi të nën dehjen e drogës, shqiptaret të ngjajnë me fluturat e kryeministrit!

Por realiteti është më shumë se i trishtë!

Gjate dy javëve të fundit kam zhvilluar disa takime nëpër bashki të ndryshme të vendit. Pavarësisht se ku, ne Bulqizën e mjerimit migjenian apo gjithkund tjetër, në Berat, Elbasan, Dibër, Fier, Shkodër e gjetiu, varfëria, mjerimi, pasiguria janë trinomi i trishtë dhe akuzues për qeverinë e fasadave të bojës së dalë boje tashmë!

Prandaj më lejoni të theksoj edhe një herë se roli ynë, roli i LSI-së si forcë serioze dhe kredibël në opozitë është jetik për fatet e vendit dhe të demokracisë në vend!

 

Në mbledhjen e kryesisë së LSI-së

Në mbledhjen e kryesisë së LSI-së

Posted by Monika Kryemadhi on Freitag, 3. November 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEC-et ne Valbonë, rrëzohën kërkesat e banorëve
Previous article FOTOT/ Haki Çakon e shmangin nga pritja e Ministrit të Brendshëm të Italisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT