“Konferenca e Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE – Ballkani Perëndimor” do të zhvillojë sot dhe nesër në Tiranë konferencën për fjalën e lirë, ku i pranishëm do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn si dhe aty është i ftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Është parashikuar një tablo e medias në Ballkanin Perëndimor; sfidat dhe mundësitë e saj si dhe një panel i njohur gazetarësh nga bota që do të flasin mbi këtë temë.
Në fjalën e tij kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se mediat duhet të kenë liri të plotë. Sakaq kryeministri theksoi se ligji për mediat audiovizive u rishikua në të mirë të media. Zbatimi i ligjit, është një sfidë në të gjithë Ballkanin, është shprehur Rama.
Rama e ka quajtur lirinë e shprehjes si një gur themeli për zgjerimin. “Fjalët vrasin të parat, plumbat vinë mbrapa“, theksoi Rama. Sakaq kreu i mazhorancës u shpreh se të gjitha ndryshimet në ligj janë bërë në bazë të rekomandimeve nga KE dhe BE. “Progres-raporti i lë vend përmirësimit të mediave në vend, harmonizimin e legjislacionit, rritjen e transparencës dhe forcimit të pavarësisë së RTSH. AMA dhe RTSH kanë qenë shpesh herë pjesë e kritikave. Është parashikuar ligji për mediat audiovizuale dhe garancinë ligjore lidhur me distancën e forcave politike dhe interesave ekonomike në media. Sot kjo nisëm shkon në këtë drejtim si një tjetër produkt i mirëseardhur i procesit të Berlinit, në një vijë të qartë ndarjeje në konfliktet në Ballkan. Liria e shprehjes është një e drejtë themelore dhe është arma më e fortë që kemi në dorë për të luftuar padrejtësitë, përfshi edhe korrupsionin dhe shfaqjet e tjera negative”.
/AlpeNews.al/
vijon
ERTV Live😊: Shqipëria është zgjedhur për të zhvilluar Konferencën e BE – Ballkani Perëndimor në ditën ndërkombëtare të medias 🇦🇱🇪🇺
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 9. November 2017


