Luhet në stadiumin e Soçit, një ndeshje mjaft e rëndësishme për fatet e grupit F, mes Gjermanisë dhe Suedisë.
Pasi u mundën ndeshjen e parë nga Meksika, gjermanët tashmë do të kërkojnë vetëm fitoren ndaj suedezëve, për të mos rrezikuar më shumë pozitat në grup.
Nga ana tjetër, Suedia vjen pas fitores me Korenë e Jugut, dhe një barazim do i mjaftonte të dilte e kënaqur nga kjo ndeshje.