Po luhet sot takimi i fundit në Grupit D të Kupës së Botës, Rusi 2018. Argjentinë- Nigeri
Në këtë grup enigmat janë të mëdha, pasi vetëm Kroacia e ka siguruar biletën për në raundin tjetër, ndërkohë që tre skuadra janë në garë për biletën e fundit që të dërgon më tutje.
Afrikanët janë më të avantazhuar, por me një Argjentinë që ka presionin e një kombi të tëri mbi shpinë, fitorja është shpëtimi i vetëm.