• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LISTAT NUK ZGJIDHIN PROBLEMIN”/ Mark Marku: Basha po luan si kryeministër i ardhshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

“LISTAT NUK ZGJIDHIN PROBLEMIN”/ Mark Marku: Basha po luan si kryeministër i ardhshëm

25 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Mark Marku deklaron se kreu i PD Lulzim Basha po luan si kryeministër pasi kërkoi lista 100% të hapura

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Marku theksoi se kryeministri Edi Rama po tenton të bllokojë koalicionet parazgjedhore, pasi Partia Socialiste nuk është më parti e parë dhe se Rama po funksionon si opozitë.

“Mua më vjen mirë që përtej marrëveshjes së 5 qershorit të funksionojë këshilli politik, që do marrë në konsideratë edhe çështje të tjera. është krejt jonormale që të ndryshosh kushtetutën në situatë zgjedhore .Kushtetuta s’mund të ndryshohet sa herë dy parti apo lidera bien dakord, pra duhet konsensus shumë i gjera. Duhen ndryshime të menduara mirë. Kushtetuta nuk zgjidh gjithë problemet që dalin me ligjet dhe shtetin. Rreziku është i madh. Rama po funksionon si opozitë.”- tha Marku.

Pyetje: Kërkesa për listat të hapura 100%, nuk ka një përgjigje nga mazhoranca. Cilat kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe pretendimet e opozitës?

Marku: Personalisht ui habita kur opozita pranoi të shkonte në Këshillin Politik pas marrëveshjes. U befasova pozitivisht, sepse po të ishte në gjykimin tim do thoja ‘ne e bëmë marrëveshjen, hajde të ecim përpara’. Rama është munduar të përdorë ndryshimet kushtetuese për të ndaluar koalicionet.

Nuk jam plotësisht dakord me atë që ndalimi i koalicioneve favorizon Ramën. Nuk mendoj që PS sot është parti e parë. Nëse del me alternativën Rama kryeministër, nuk mendoj që PS është parti e parë. Ndalimi i koalicioneve është i padëgjuar, nuk di të ketë vend në botë që t’i ketë ndaluar.

Pyetje: Po sqarimin e mazhorancës që thotë se nuk po ndalojmë koalicionet?

Marku: Jemi mësuar t’i dëgjojmë këto prej tyre. Tani po del problem listat e hapura. Në momentin që opozita that ë happen 100% dhe ata nuk përgjigjen, do të thotë se nuk është ky problemi. Opozita parlamentare po përdoret, që Rama të bllokojë koalicionet parazgjedhore. Mendoj se listat e hapura janë pozitive, por nuk e zgjidhin problemin. Ne e dimë si funksionon psikologjia e elektoratit në Shqipëri. Këtu zgjedhjet janë deformuar për vite me radhë dhe ka humbur sensi i zgjedhjes te qytetarët.

Jo domosdoshmërisht kjo do të cojë në rezultate, sepse mundet që një bandit apo kriminel të paguajë dhe të bëjë korrupsion edhe në zgjedhjet e partisë, të listave, etj, etj. Unë them që janë më të mira listat e hapura, edhe pse nuk jam shumë optimist. Shoh pozitivisht te Basha në këtë periudhë, sepse po luan si kryeministër i ardhshëm. Po bën lëshime të tipit taktik, pra po tregon një pjekuri dhe po përcakton agjendën politike. Ndërsa Rama vetëm po krijon probleme. Ka ndryshuar roli që në këtë moment. Për këtë e shoh lëvizjen e opozitës për lista plotësisht të hapura si efikase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DOJA VETËM TË ZGJASJA PUNËN ME MILAN”/ Pioli: Uroj të vazhdoj me Ibrën edhe në të ardhmen
Previous article COVID-19/ Rimbyllja e clubeve, Shqipëria nuk është i vetmi vend. Ndiqet nga Spanja dhe... (LISTA)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT