• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LISTAT E ANËTARËVE TË KLP DHE KLGJ/ Rinis nga e para procedura. Ja skenari i mundshëm
Home
Aktualitet
Drejtësi

LISTAT E ANËTARËVE TË KLP DHE KLGJ/ Rinis nga e para procedura. Ja skenari i mundshëm

28 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas rrëzimit nga Kuvendi i dy listave të përzgjedhura me short për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor, nën/komisioni ad-hoc do të rinisë të hënën procedurën për zgjedhjen e 10 kandidatëve të rinj në këto dy institucione të reja të drejtësisë.

Për miratimin e tyre Kuvendit i nevojiteshin të paktën 93 vota, por mungesa e konsensusit të opozitës bëri që kandidaturat të rrëzoheshin duke e çuar procesin në pikën zero.

Kushtetuta përcakton që Kuvendi duhet të rinisë procedurën nga e para në nën/komisionin ad-hoc, për të përzgjedhur një listë të re nga propozimet e shoqërisë civile, radhët e avokatisë dhe trupa e pedagogëve.

Kjo procedura përsëritet jo më shumë se dy herë, e në rast se lista nuk miratohet për herë të tretë, kandidatët e saj konsiderohen të zgjedhur nga parlamenti.

Por edhe mbledhja e së hënës nuk pritet të sjellë surpriza, pasi opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj, duke e cilësuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të korruptuar politikisht.

Madje në një dalje nga selia blu të paktën pesë nga kandidatët që u përzgjodhën me short herën e parë e që sërish do të jenë pjesë e procedurës në nën/komision, sipas opozitës janë në shkelje të përmbushjes së kritereve ligjore dhe rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Për pasojë edhe lista e dytë pritet të ketë të njëjtin fat në Kuvend, si pasojë e votës kundër të opozitës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panik në skenë/ Balerina bie me kokë mbrapsht gjatë kërcimit në akull (FOTO)
Previous article "U dogjën nënë e bir në shtëpi". Flet gruaja e viktimës: Dola të vija djalin në gjumë kur ...

g.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT