• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LISTA/ SPAK kërkon sekuestron e 32 pronave të Ylli Ndroqit (E PLOTË)
Home
Aktualitet
Kronikë

LISTA/ SPAK kërkon sekuestron e 32 pronave të Ylli Ndroqit (E PLOTË)

14 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit .

Në një njoftim të fundit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, thuhet se ka përfunduar verifikimet në lidhje me proçedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera u evidentuan fillimisht pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, për të cilat Gjykata me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, vendosi sekuestrimin e tyre.

Në vijim u kryen verifikime të thelluara dhe rezultoi se u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë. Bazuar në kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 15, datë 03.06.2021, vendosi sekuestrimin e tyre.

Në përfundim të hetimeve pasurore u konkludua se :

Raporti midis të Ardhurave dhe Shpenzimeve të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, në çdo vit, si dhe gjendja e Bilancit përfundimtar të tyre është:

Gjithsej për gjithë periudhën së bashku janë:
Të Ardhurat Gjithsej : 1 048 667 240 leke.
Shpenzimet Gjithsej : 1 418 522 446 leke.
Shpenzimet e pambuluara me të ardhura janë : – 369 855 206 leke.
Ose rreth 3 milion euro.

Ndërkohë në mënyrë të detajuar sipas viteve raporti ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve paraqitet si më poshtë:

Shiko dokumentin e plote

Lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.

Së pari, shtetasi Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) është hetuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a e 334 të Kodit Penal, për këtë shkak në bazë të nenit 3/1, gërma (a) të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, ai është subjekt i masave parandaluese pasurore.

Së dyti, pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme me datë 14.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, regjistruar me datë 01.06.2013, me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2, regjistruar me datë 26.02.2019, mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë, Tiranë.
5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Tiranë.
6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë, Tiranë.
7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, regjistruar me datë 25.02.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Mullet, Tiranë.
9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m2, regjistruar me datë 28.03.2013, me adresë, Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.
10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100.000 m2, regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë, Lanabregas, Tiranë.
11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMW, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
17. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
18. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.
19. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
20. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
21. Masa prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
22. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
23. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
24. Masa prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .
25. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
26. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
27. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
28. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
29. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
30. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
31. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
32. Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ESTRADA E ZGJEDHJEVE NË PD/ Votuan 660 demokratë, por u gjetën 663 vota në kuti
Previous article SAMITI I G7/ Presidenti Biden: NATO është “jetësore” për të ruajtur sigurinë amerikane

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT