• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lista për KLGJ dhe KLP/ Tërhiqet nga gara avokati Saimir Visha. PD: Po e riktheni çorbën!
Home
Shqipëri

Lista për KLGJ dhe KLP/ Tërhiqet nga gara avokati Saimir Visha. PD: Po e riktheni çorbën!

29 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Nën komisioni ‘ad hoc’ për përzgjedhjen e kandidatëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë është mbledhur sot për të miratuar listën e dytë me emrat për t’ia dërguar Kuvendit për miratim. Lista e parë u rrëzua të enjten, pasi nuk mori 93 vota, pasi opozita votoi kundër.

Mbledhja është zhvilluar me debate të forta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa avokati Saimir Visha është tërhequr nga gara. Përmes një letre dërguar Kuvendit, ai shprehet se “nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike”.
Debatet
Ulsi Manja: Sipas ligjit ne duhet ta ribëjmë listën. Kemi detyrimin të përgatisim një listë të re nga e para për seancën plenare. Sekretari i Përgjithshëm ka sjellë një memo për Altin Hazizin. Saimir Visha ka hequr dorë nga kandidimi për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Nuk do të jetë pjesë e shortit.

Letra e Saimir Vishës: Nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike

PD, Bylykbashi: Lista që rrëzoi Kuvendi ishte e pa pranueshme, proces i korruptuar politikisht. Po e riktheni çorbën e prishur. Janë po këta kandidatë. Visha një nga kandidatët e paktë pa probleme largohet. I bën nder atij në këtë proces të korruptuar. Ministrja e Drejtësisë dhe Prokurorja e Përkohshme i bënë dhuratë Ramës dhe Tahirit, heqjen nga duart të dëshmitarit kyc të dosjes së Habilajve.

Ulsi Manja: Opozita duhet të jetë o me procesin o me kandidatët. Avokati kërkoi dakordësi politike. Edhe mazhoranca këtë ka kërkuar. Autoriteti i Dosjeve nuk kishte të dhëna për bashkëpunimin e kandidatit me sigurimin. Dy persona në PD i bënë gjyq politik kandidatit. Unë nuk mund të marr asnjë dokument që më vjen nga selia e PD-së. Kjo është lojë e opozitës per të deligjitimuar procesin dhe për të bllokuar reformën në drejtësi. 

Bylykbashi: Procesi kërkon dakordësi politike. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vishte rroba të dorës së dytë dhe ngiste një Volvo të vjetër: Historia e miliarderit të IKEA-s (FOTO)
Previous article Tri veshjet më të mira në Grammy Awards, nuk kishte si të mungonte Rita Ora (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT