• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LISTA/ Lleshi vetëm rasti i fundit, shkelja e Kushtetutës, një normë nga Presidenti Meta
Home
Politikë

LISTA/ Lleshi vetëm rasti i fundit, shkelja e Kushtetutës, një normë nga Presidenti Meta

5 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Shkelja e Kushtetutës është bërë një standart nga personi që duhet të jetë garanti numër një i ligjit themeltar të shtetit në vendin tonë, Presidenti i Republikës.

Rasti i fundit, ai i mosdekretimit të Ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, pavarësisht se kjo nuk është një kompetencë e parashikuar për Presidentin, është vetëm një prej shumë rasteve të ndodhura gjatë këtij vitit të fundit.

Në të vërtetë, presidenca e Ilir Metës ka nisur që në fillim me shkelje. Neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë ndalon: “Zgjedhjen e një qytetari shqiptar president kur ai a) është ende deputet, b) është kryetar i një partier politike.

Kjo sepse nëse Presidenti do të ishte deputet apo kryetar partie, do të binte ndesh me frymën e Kushtetutës, që parashikon që Presidenti duhet të jetë mbi palët.

Megjithatë, në momentin e zgjedhjes President, Ilir Meta ishte ende kryetar i LSI-së. Jo vetëm kaq, por gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, Meta u angazhua aktivisht në fushatat e partisë së tij, që përbën në vetvete një tjetër shkelje arbritrare të Kushtetutës.

Përtej këtij rasti, shkelje të reja janë verifikuar vazhdimisht gjatë vitit të parë të mandatit të kreut të shtetit.

Pak kohë më parë, rrjeti investigativ “BIRN” solli në vëmendje praktikat selektive të përdorura nga ana e Presidencës, për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Rasti konkret ishte ai i shtetases Bianca Gjomarkaj, e lindur në Itali nga një baba shqiptar, e cila plotësonte të gjithë kriteret për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.

Megjithatë, zonjusha mbetej në pritje që prej një viti, me argumentin se disa ndryshime ligjore për ligjin e shtetësisë kanë krijuar një moment paqartësie, ndaj i duhej të priste.

Pavarësisht kësaj, gjatë kësaj periudhe, shumë shtetas të tjerë u pajisën me pasaportë. Midis tyre, edhe kryepeshkopi Janullatos, për të cilin ky “ngërç ligjor” u tejkalua me një të rënë të lapsit.

Përzgjedhja selektive e kandidatëve që pajisjen me pasaportë dhe lënia e të tjerëve në pritje është një tjetër shkelje e përsëritur e Presidentit, që hedh hije serioze dyshimi për motivet e kësaj qasje.

Gjatë këtij një viti të Metës në Presidencë, dyshime ka ngritur edhe mungesa e transparencës në emërimin apo propozimin e disa zyrtarëve, që janë kompetencë e Presidentit, si dhe në përzgjedhjen e kandidatëve që nderohen me dekorata apo statuse të veçanta nga Presidenti.

Në vazhdën e këtyre shkeljeve, kreu i shtetit refuzoi së fundmi edhe emërimin e një ministri të Brendshëm, duke tejkaluar kompetencat e tij dhe duke detyruar qeverinë që të emërojë ministrin me një vendim qeverie.

Si një politikan karriere dhe si një President i rrethuar nga një skuadër ekspertësh ligjorë, Meta e ka pasur të qartë që refuzimi i dekretimit të Lleshit nuk mund të pengonte zgjedhjen e tij në detyrë. E vetmja që mund të bënte Presidenti, ishte vonesa me disa ditë e këtij emërimi.

Por, atëherë përse Presidenti vendosi të bëhej një faktor në këtë çështje? Përgjigja e vetme e logjikshme është që edhe një herë më shumë, Ilir Meta ka gjykuar në këtë rast si kryetar partie dhe jo një President, i cili duhet të qëndrojë mbi të gjitha palët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË LEZHË/ Ja si kamioni përplasi për vdekje të moshuarin me biçikletë (VIDEO)
Previous article ROSSI REALIST/ U rrëzova për fajin tim, do kish qenë fitorja më e bukur e karrierës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT