Tetë janë juristët që kalojnë fazën e parë të verifikimit duke vijuar garën për në Gjykatën e Lartë. Nga 22 kandidatë që aplikuan, 13 nuk janë kualifikuar, njëri është tërhequr dhe vetëm 8 kanë mundur që të kalojnë këtë fazë për të vijuar garën.
Report Tv ka siguruar listën me emrat që kanë kaluar duke vijuar garën dhe atyre që nuk janë kualifikuar, por edhe asaj që është dorëhequr. Mes emrave të njohur që vijojnë garën janë Theodhori Sollaku, por edhe Sokol Sadushaj, që është drejtori i Shkollës së Magjistraturës.
22 kandidatët aplikuan për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, pasi anëtarët u shkarkuan nga vettingu. Tashmë Këshilli i Lartë Gjyqësor do të përzgjedhë emrat e katër fituesve nga tetë kandidatët që janë në garë për në Gjykatën e Lartë.
Sot pritet që të shpallet vakanca edhe për një tjetër vend në Gjykatën e Lartë pas shkarkimit të kryetarit të këtij institucioni nga vettingu, Xhezair Zaganjori.
Emrat e kualifikuar
Jetmira Rragami
Ervin Pupe
Rezarta Melo
Theodhori Sollaku
Kestrin Katro
Sokol Sadushaj
Ilir Panda
Ardita Alsula
E dorëhequr
Irena Nino
Skualifikohen
Segjio Mazreku
Ndue Pjetra
Ergys Misha
Aldona Sulaj
Lindita Troja
Alma Loci
Hermina Albunesa
Agron Lamaj
Vjosa Bodo
Shaqir Hasanaj
Anton Lleshaj
Altin Binaj
Jordan Daci