• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
LISTA/ 8 familjet dhe bizneset e para te “Astiri” që marrin dëmshpërblimet
Home
Ekonomi

LISTA/ 8 familjet dhe bizneset e para te “Astiri” që marrin dëmshpërblimet

6 November, 2019 F.autor Ekonomi

Tetë familjet dhe bizneset e para që preken nga projekti i Unazës së Re, e që kanë dorëzuar dokumentet në kohë, kanë mundur të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare shumat e konsiderueshme që shkojnë deri në mbi 550 milionë lek të vjetra secili.

Siç njofton Bashkia e Tiranës, në total, për 8 subjektet e para që janë shpronësuar, ARRSH u ka kaluar në llogaritë e tyre bankare shumën prej 1.882 miliard lekë të vjetra ose 1.5 milionë euro.

Më konkretisht, familja e Rezi Gjonit që ka një banesë pranë rrethit të Doganës është shpronësuar me 515 milionë lekë të vjetra. Familja e Gjovalin Kulit për një servis makinash, përsëri pranë Doganës, ka marrë 163 milionë lekë, ndërsa Emin Dokushi është shpronësuar me plotë 556 milionë lekë. Familja e Gëzim Llukës është shpronësuar me 40 milion lekë, ndërsa Rudolf Petoshati, për një ndërtesë që shërbente si biznes familjar, ka marrë në llogarinë e tij 269 milion lekë.

Familja e Gjergj Shkollës është shpronësuar me shumën 41 milion lekë, ndërsa biznesi Billa që funksionon pranë Unazës së Re ka përfituar 112 milionë lekë. Familja me kryefamiljare Merita Çelmeta për një magazinë pranë Doganës ka përfituar shumën prej 182 milionë lekësh.

Këto 8 objekte janë të parat që po i nënshtrohen procedurës së prishjes, menjëherë pasi pronarët e tyre janë shpronësuar dhe kanë marrë paratë në llogaritë e tyre bankare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Betejë për sistemin, jo për sistemimin e deputetëve
Previous article JU DUKET NJË GARAZHD I THJESHTË? Do habiteni pasi të shikoni çfarë ka brenda tij

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT