Procesi i Vettingut do të rinisë në Shtator. Janë 88 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbetur pa dalë në Vetting dhe pas tyre vijnë ndihmësit ligjorë, për të cilët tashmë Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka hedhur shortin dhe ka nisur hetimet.
Shtatori në KPK nis me drejtuesin e Prokurorisë së Lushnjes Arben Dyla, i cili do të dalë në seancë dëgjimore në datën 7 shtator. Po në të njëjtn ditë me Vettingun do të përballet edhe gjyqtarja e Fierit, Adelina Zarka.
Kujtojmë se KPK, përgjatë këtij procesi ka kaluar përmes përplasjesh me Operacionin Ndërkombëtarë të Monitorimit.
ONM në disa raste ka dalë kundër vendimeve të KPK, çka ka çuar në reagimin e kësaj të fundit. Por, pavarësisht të gjithave zyrtarisht KPK, thotë se e vlerësojnë çdo rekomandim të ONM.
“Që prej konstituimit të tij në qershor të vitit 2017, ka pasur dhe vazhdon të ketë bashkëpunim të frytshëm me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, për të përmbushur misionin kushtetues të procesit të rivlerësimit në zbatim të ligjit nr. 84/2016 dhe në respektim të plotë të kuadrit procedural dhe kërkesave institucionale.
Për këtë qëllim, Komisioni ka vlerësuar dhe çmuar çdo rekomandim dhe opinion të vëzhguesve ndërkombëtarë, duke e konsideruar të rëndësishëm rolin e tyre kushtetues, në garantimin e një procesi rivlerësimi të drejtë e të pavarur, në funksion të rikthimit të besimit të publikut te organet e reja të drejtësisë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe pavarësi detyrat dhe funksionet e ngarkuara me ligj, për të kryer këtë proces të rëndësishëm dhe historik për vendin”, thuhet në deklaratën e KPK-së për mediat, duke zbutur kështu përplasjet me ONM që në prag të pushimeve u bënë kryefjalë në drejtësi.
Nën hetime këshilltarët ligjorë
Vettingu, shkalla e parë, me dy standarte ose jo, deri më tani ka “hedhur në rrugë” 157 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa janë konfirmuar në detyrë 175 subjekte. KPK në 56 raste ka vendosur për ndërprerje të procesit, në 8 raste për pushime të procesit në 25 raste për përfundim procesi dhe tre vendime për pezullim nga detyra.
Në të njëjtin filtër pritet të kalojnë edhe 42 këshilltarë ligjorë në gjykata e prokurori, të cilët në të ardhmen mund të jenë kandidatë potencial për gjyqtarë dhe prokurorë.
Ndër emrat që është futur në listën për t’u hetuar është edhe ish-sekretarja e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Elona Shehu e cila sot rezulton të jetë ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Tiranës, do të japë llogari para Vettingut, njësoj si shefi i saj Llalla.
Të tjera emra që radhiten për t’u hetuar janë Sofia Zhila, Zhaneta Pira, të dyja isnpektore në ish-KLD, këshilltarë ligjorë të Gjykatës Kushtetuese apo asaj të Apelit.
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni vendosi shpërndarjen e çështjeve të subjekteve të rivlerësimit sipas nenit 3, pika 6, germa “d” dhe nenit 6 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”.
Lista e subjekteve të shortuar më 15.6.2021, është si më poshtë:
1.- Dashamir Alsula- Ndihmës ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme
2.- Sofia Zhilla– Inspektore Ish-KLD
3.- Aida Mërtiri- Këshilltare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
4.- Ermal Tauzi– Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
5.- Kaliona Nushi- Këshilltare në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
6.- Zhaneta Pira- Inspektor Ish-KLD
7.- Gent Pejo- Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
8.- Donika Pahumi– Ndihmëse ligjor në Prokurorinë Tiranë.
9.- Alma Tafani- Ndihmëse ligjore në Prokurorinë Tiranë.
10.- Arjana Gaçi- Ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë Tiranë.
11.- Jonida Kondili- Këshilltare Ligjore në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
12.- Jurgen Selimi- Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative Tiranë.
13.- Spartak Mitrushi- Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
14.- Jorida Liko– Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
15.- Persand Tefa– Ndihmës ligjor në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
17.- Anida Bica- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
18.- Aulona Bodo- Ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë Tiranë.
19.- Flamur Kolleshi- Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
20- Ornela Xhembulla- Ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë Tiranë.
21.- Besmir Rrapaj- Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
22.- Nertila Ndregjoni- Ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë Tiranë.
23.- Gerti Shani- Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
24.- Alma Troshani- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
25.- Laureta Ahmeti- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Tiranë.
26.- Majlinda Tosku- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Tiranë.
27- Enida Lamçe- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Tiranë.
28.- Monika Çuhadari- Ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë Tiranë.
29.- Selami Zalli- Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
30- Laureta Nezaj- Ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë Tiranë.
31.- Saimir Nafizi- Ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë Tiranë.
32.- Majlinda Misko- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
33.- Klement Kajana– Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
34- Ornela Troplini- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Durrës.
35- Marjola Beluli– Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Vlorë.
36- Olta Aliaj- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Kushtetuese Tiranë.
37.- Elona Shehu- Ndihmëse ligjore në Prokurorinë Tiranë.
38.- Roland Agolli- Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative Durrës.
39- Ervin Aliu- Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
40- Aneta Strakosha- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Tiranë.
41.- Albana Palaj- Ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative Shkodër.
42.- Ervin Xhihani- Ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative Korçë.


