Zbulohen detaje të reja nga gjyqtarja që kishte hapur dyert e burgut për të dënuarit për krime të rënda.
Sipas news 24, Altin Skëndaj dhe Gentian Nezaj, dy nga të arrestuarit e SPAK në çështjen ku u prangos gjyqtarja Enkelejda Hoxha, janë liruar nga gjyqtarja disa muaj më parë.
Mësohet se ish-të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës pasi liroheshin me kusht nga kjo gjyqtare, lidhnin kontakte me Aldo Tabakun për shkak të marrëdhënies me gjyqtaren, për lirimin e të tjerëve.


