• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIROHET TAIWAN/ Braçe akuzon gjykatësin: A i kishe sytë hapur? Dosja në Vetting, vendimi apelohet
Home
Politikë

LIROHET TAIWAN/ Braçe akuzon gjykatësin: A i kishe sytë hapur? Dosja në Vetting, vendimi apelohet

7 August, 2019 k.autor Politikë

Vetëm pak ditë nga bllokimi i tij, kompleksi i Taivanit në Kryeqytet është zhbllokuar sot nga gjykata. Ka qenë zv. kryeministri Erion Braçe ai që ashtu siç njoftoi për bllokimin e këtij kompleksi, bëri të ditur edhe lirim jo legjitim të tij.

Braçe shkruan se kompleksi Taivani është zhbllokuar nga gjykata dhe jo nga ligji apo nga qeveria. Zv.Kryeministri hedh akuza ndaj gjykatësit Gentian Hamiti i cili dha vendimin për që kompleksi Taivani të zhbllokohet.

Kujtojmë se ky kompleks u bllokua të premten që lamë në kuadrë të operacionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin, dhe për shkak se nuk kishte lëshuar kupona tatimor për klientët. Pas këtij bllokimi Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive.

Ndërsa sot pas zhbllokimit të Taivanit Braçe citon edhe ligjin germë për germë ku sipas tij tatimorët kanë zbatuar atë në përpikmëri për të bllokuar këtë biznes.

Braçe më pas shton edhe disa pyetje për gjykatësin Hamiti duke thënë: Gjykatës ne cilin ligj u bazove? I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?”

Më pas Braçe ka shkruar secila nga këto dosje do i kalojë organeve të vetingut, si pjesë thelbësore e veprimtarisë profesionale nën gjykim nga këto organe ndërsa shton se vendimi do të apelohet menjëherë.

Reagimi i plotë i Braçes:

Taiwani  nuk eshte biznes vip!!! Taiwani  nuk eshte biznes vip per shkak te qarkullimit te vogel!!!
Taiwani  ka qarkullim te vogel sepse nuk e dokumenton ate me kupone tatimore!!! Tamam per kete, Taiwani  u bllokua te premten e javes qe kaloi! Taiwani  u cbllokua sot nga gjykata!
Jo nga qeveria, jo nga politika,  jo nga tatimet, jo nga ligji! Zero!
Taiwani  u cbllokua sot nga gjykata, gjykatesi gentian hamiti! Ne shkelje te hapur te ligjit!
Taiwani  u gjet te premten e shkuar, pa kupon tatimor ne tavolinat e restorantit te tij!

Sipas ligjit per procedurat tatimore ne republiken e shqiperise; neni 122/ pika b/ germa ii) thuhet: konstatimin (verifikimin) tjeter pas konstatimit te pare, sipas nendarjes i te kesaj shkronje, nese tatimpaguesi vazhdon te mos e leshoj kuponin tatimor per te dokumentuar qarkullimin e realizuar te mallrave apo sherbimeve, pervec aplikimit te denimit si ne nendarjen i) dhe ne kete rast merret masa e bllokimit te veprimtarise ne vendin ku eshte konstatuar shkelja per 30 dite kalendarike.

Tatimet kane zbatuar pike per pike kete nen dhe kete germe!
Kane zbatuar ligjin! Kane mbrojtur interesin publik te cenuar rende nga veprimtaria e paligjshme, e perseritur nga kompania taiëan!

Demi mund te jete kolosal,  kur dyshimi shtohet nga ky kupon jo tatimor gjetur ne ate tavoline qe mban numrin rendor 38168.

Gjykates ne cilin ligj u bazove? I kishe syte hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?

Ligji i tatimeve ishte ky! Ligjit yt thote qarte se,  sogurimi i padise mund te vendoset  kur nuk cenohet rende interesi publik!

Si ka mundesi qe zgjodhe di dalesh zot interesit te paligjshem te privatit dhe jo interesit publik te cenuar rende nga privati?

Nuk dua pergjigje nga ty! Per ty dhe cdo sivlla me ty, pjese e kesaj drejtesie te padenje, te padobishme e shpesh te korruptuar, kthyer ne biznes banal kunder interesit publik, dua te them: nga neser, secila nga keto dosje do i kaloje organeve te vetingut, si pjese thelbesore e veprimtarise suaj profesionale nen gjykim nga keto organe!

Ne do apelojme menjehere vendimin tend! Ajo qe po bejme me te paligjshmit ne treg nuk ka kthim! As nga ju!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJENDET E NGORDHUR NJË SHQIPONJË/ Specialistët japin alarmin: Me kohën do mbetet… (FOTO)
Previous article U VRA MIZORISHT NGA I ATI/ "Daily mail": Në funeralin e Sabrina Lekaj RRËNQETHIN me fjalët i vëllai dhe e ëma (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT