Më 28 qershor është shkarkuar nga detyra myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, por lajmi është mbajtur i fshehtë. Gurra është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Lauren Luli. Ende nuk dihen arsyet e këtij shkarkimi.
Mësohet se pas largimit nga detyra e rëndësishme Gurra, ka marrë postin si këshilltar i kryetarit të KMSH-së, një post që nuk ekzistonte më përpara, e që me shumë gjasa do shkrihet shumë shpejt.


