• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Lirimi i Orest Sotës nga Apeli, çfarë ndodhi në seancën e mbyllur. “Surpriza” për ditëlindje
Home
Aktualitet
Drejtësi

Lirimi i Orest Sotës nga Apeli, çfarë ndodhi në seancën e mbyllur. “Surpriza” për ditëlindje

5 January, 2018 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të ndryshojë ditën e djeshme, masën e sigurisë ndaj biznesmenit Orest Sota, i cili, që prej 1 nëntorit, mbahej në burg. Kështu, sipas vendimit të dhënë ditën e djeshme, Orest Sota lirohet kundrejt garancisë pasurore, shkruan “Panorama”. 

Burimet thonë se biznesmeni ka paguar 5 milionë lekë të reja garanci për të ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje. Që prej 1 nëntorit, Sota është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale, mosbindje ndaj urdhrit të Policisë dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Organi i akuzës dyshon se paratë e gjetura në mjetin e Sotës, lidhen me veprimtari kriminale të ish-ministrit Saimir Tahiri, ndaj ka bashkuar të dyja çështjet hetimore. Seanca e djeshme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prezent në të ka qenë edhe babai i biznesmenit, shtetasi Lefter Sota.

Ndërkohë, pak çaste pas seancës, avokati i Sotës deklaroi se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje klientin e tij. I vetmi procesverbal pyetjesh në dosje, është ai i Prokurorisë së Elbasanit, marrë ditën e arrestimit, në muajin nëntor. Ai këmbëngul se Sota është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me aktivitete kriminale, për të cilat akuzohet.

Burimet thonë se, gjatë seancës, mbrojtja ka këmbëngulur se paratë e sekuestruara në mjetin e Orest Sotës nuk kanë lidhje me aktivitete kriminale të ishministrit Tahiri. Dy avokatët e Sotës kanë paraqitur provat e tyre se paratë ishin kursime të Lefter Sotës, i cili i kishte përfituar edhe nga shitja e disa aksioneve që kishte pasur në një bankë të nivelit të dytë.

Këto para, sipas mbrojtjes, do të dërgoheshin si garanci te firma “Kurum” në Elbasan, për të marrë në shkëmbim një sasi të madhe hekuri. Këtë, sipas tyre, e konfirmojnë edhe transaksionet bankare të një prej firmave të Lefter Sotës, e cila i ka paguar shumën e përafërt në disa këste gjatë muajve tetor-nëntor kompanisë turke.

Sipas tyre, marrëveshja për garancinë monetare është bërë verbalisht mes administratorit turk dhe Lefter Sotës, ndaj administratorët shqiptarë, të pyetur nga Prokuroria, nuk e kanë pranuar këtë fakt.

Dita e lirimit të Sotës përkon edhe me 26-vjetorin e lindjes. Biznesmeni u arrestua më 1 nëntor në Elbasan nga Policia, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Ai drejtonte mjetin pa patentë dhe në të u gjetën 863 mijë euro, së bashku me dy patenta detare që i përkasin ish-ministrit nën hetim, Saimir Tahiri.

Këto kanë ngritur më shumë dyshimet fillestare të Prokurorisë së të dyja rastet kanë lidhje. Megjithatë, mbrojtja pretendon se patentat janë harruar në mjet nga shoferi i Tahirit. Pritet tashmë të mësohet se cila do të jetë lëvizja e radhës nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I dehur shkon te shtëpia e ish-gruas në Korçë, 55-vjeçarin e gjen belaja kur e kap policia (EMRI)
Previous article Vrau motrën në mes të qytetit, Britania ekstradon shqiptarin

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT